• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Ramush Haradinaj del krah Albin Kurtit: Po të pyetesha unë do dilte që sot nga burgu
Home
Rajon

Ramush Haradinaj del krah Albin Kurtit: Po të pyetesha unë do dilte që sot nga burgu

26 December, 2017 k.autor Rajon

“Mbajtja e Albin Kurtit në burg për shkak të kundërshtimeve të tij politike është e padrejtë”. Kështu deklaroi kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një intervistë për KosovaPress. Haradinaj pohoi se po të pyetej ai, ish-lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti, do të lirohej që sot. Kreu i Qeverisë e quan të pakuptimtë mbajtjen në burg të tij, ndonëse nuk pajtohet me shumë tema me Kurtin.

“E respektoj Albinin, në plot aspekte nuk pajtohem me disa tema me të, në metoda të tij, edhe në do aspekte tjera, por e respektoj.

Edhe mendoj që është disi e padrejtë që ai me mbet në burg, nuk po them që, nëse unë do të vendossha ai sot do të dilte prej burgut, pra nëse do të ishte vendim i imi.

Por mendoj që duhet t’i jepet një epilog përndjekjes së deputetëve për shkak të kundërshtimeve të tyre politike, edhe është mirë ta ndal këtë Kosova.

Kam bërë apel, por tash s’mund të shkoj të bëhem prokuror dhe gjykatës, edhe nuk mund të hi në vendime të prokurorëve dhe gjykatësve, edhe nuk e kam atë drejt dhe nuk duhet të marrin këtë se po ndërhyj në drejtësi, por mendimi është që sa më shpejt Kosova t’i përmbyll këto përndjekje”, tha Haradinaj.

Megjithatë, kreu i Qeverisë thotë se nuk pajtohet me Kurtin që nuk po i përgjigjet gjykatës.
“E kuptoj atë, ata kanë mundur ta marrin ta çojnë një herë në gjykatë, nëse nuk vjen prapë me ta marrin e ta dërgojnë, por ndoshta nuk ka nevojë ta mbajnë brenda.

Sikur e kanë marrë një herë pse ka munguar në gjykatë, shkojnë e marrin prapë. Unë nuk pajtoj që Albini nuk po i përgjigjet Gjykatës, mendoj që është gabim. Por prapë se prapë, është i zgjedhur i popullit, nuk është ndonjë kriminel ordiner. Shpresoj që drejtësia jonë do t’i liroj që t’i presin festat në shtëpi, atë e Donikën..”, shtoi ai.

Në këtë intervistë, Haradinaj flet edhe për dialogun më Serbinë, proces për të cilin thotë se nuk e sheh vetën të përfshirë. Kreu i ekzekutivit pajtohet që presidenti i vendit Hashim Thaçi të përfaqësoj Kosovën në dialog, por me pjesëmarrjen edhe të partive politike, edhe të zyrës së kryeministrit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article XHUDO/ Përgatitjet për 'Tokyo 2020', Majlinda Kelmendi merr 30 mijë euro mbështetje financiare
Previous article Akuza e fortë nga PD: Vota kundër SHBA u shit në këmbim të një afere korruptive 500 milionë dollarë

k.autor

Postime të ngjashme

SËRISH ZGJEDHJE NË KOSOVË/ 2 mln qytetarë me të drejtë vote, pjesëmarrje e ulët në orët e para të mëngjesit Rajon

SËRISH ZGJEDHJE NË KOSOVË/ 2 mln qytetarë me të drejtë vote, pjesëmarrje e ulët në orët e para të mëngjesit

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi… Rajon

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi…

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd? Rajon

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT