• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RAMAZANI/ Erion Veliaj dhe Lorik Cana shtrojnë iftar për besimtarët myslimanë
Home
Breaking News

RAMAZANI/ Erion Veliaj dhe Lorik Cana shtrojnë iftar për besimtarët myslimanë

19 May, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News

Në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ish-kapiteni i skuadrës kombëtare të futbollit, Lorik Cana, shtruan iftar për besimtarët myslimanë që agjërojnë në Muajin e Ramazanit. Në darkën e përgatitur enkas për ta në Qendrën Rinore në rrugën “Myslym Shyri”, kryebashkiaku Veliaj siguroi se Bashkia e Tiranës ka gjithmonë vëmendjen tek njerëzit në nevojë, të moshuarit, të pamundurit dhe grupet e ndryshme sociale, për të krijuar edhe për ta një mjedis të ngrohtë familjar.

“Jam sot shumë i lumtur për disa arsye: Shpesh herë festat dhe darkat i bëjmë për personalitete, drejtues të fesë, ambasadorë, por gjëja që më jep mua më shumë kënaqësi, jam i sigurt edhe Lorikut, është kur respektin dhe nderimin e bëjmë për ata që vijnë në qendrat tona sociale, ku bëhet një punë jo vetëm gjatë Ramazanit, jo për Krishtlindje a Pashkë, jo vetëm për Bajram, por çdo ditë, me të njëjtin pasion, dashuri e përulësi”, tha ai.

Veliaj shprehu mirënjohjen për përkushtimin në këtë detyrë fisnike edhe të stafit të qendrave sociale të Bashkisë së Tiranës, të cilët ndihmojnë shumë prej atyre që janë në vështirësi dhe kanë nevojë për mbështetje.

“Për të gjithë djemtë e vajzat e qendrave tona sociale, Perëndia ju bekoftë dhe ju pranoftë agjërimin: Ju pranoftë gjithë shërbimin tuaj të mrekullueshëm ndaj qytetarëve më në nevojë të Tiranës dhe besoj, të gjithëve na buron si këngë nga zemra, kënga e mirënjohjes dhe respektit për punën dhe përkushtimin tuaj”, deklaroi ai.

Teksa vlerësoi nismën e ndërmarrë nga Bashkia e Tiranës për t’u ardhur në ndihmë atyre që nuk kanë mundësi, ish-kapiteni i kombëtares së futbollit që udhëhoqi Shqipërinë edhe në Kampionatin Europian, uroi besimtarët që Zoti t’u pranojë sakrificën dhe agjërimin.

“Ishte një kënaqësi e madhe kur Erioni dhe ekipi i bashkisë, me vullnetarët, na u bashkuan sot. E bëj jashtëzakonisht me shumë kënaqësi. Shoh që jeni edhe në një moshë më të madhe se ne. Unë jam rritur jashtë për 15 vite dhe nuk kam pasur shumë mundësi t’i shoh gjyshërit e mi, tani po shkoj më shpesh, por më mungojnë, kështu që po mundohem ta heq pak këtë mall edhe me ju. Zoti ju pranoftë sakrificën dhe agjërimin”, tha Cana.

Në të gjitha mensat e saj sociale, Bashkia e Tiranës ka zgjedhur që ditët e bekuara të muajit të Ramazanit të shërbejë iftarin për njerëzit në nevojë, të moshuarit, të pamundurit dhe grupet e ndryshme sociale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E NJOHIM SI "MIMOZA LLASTICA"/ Aktorja kandidon për Këshillin Bashkiak të këtij qyteti
Previous article INTER NIS TË STUDIOJË ALTERNATIVAT/ Ja plani nëse Icardi largohet, në "radar" ylli i Gjermanisë…

F.autor

Postime të ngjashme

VRASJA E URIM FIKUT/ Bien dëshmitë për ariun, dyshohet se 62-vjeçari u ndoq dhe qëllua disa herë me armë Aktualitet

VRASJA E URIM FIKUT/ Bien dëshmitë për ariun, dyshohet se 62-vjeçari u ndoq dhe qëllua disa herë me armë

PROTESTA/ Protestuesit sulmojnë me fishekzjarre policinë, efektivët kundërpërgjigjen me ujë Aktualitet

PROTESTA/ Protestuesit sulmojnë me fishekzjarre policinë, efektivët kundërpërgjigjen me ujë

POLICIA RRUGORE AKSION NË VLORË/ Fokus gjobat e papaguara dhe shkeljet rrugore Aktualitet

POLICIA RRUGORE AKSION NË VLORË/ Fokus gjobat e papaguara dhe shkeljet rrugore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT