Nuk kanë qenë të pakta rastet kur komentuesit apo qytetarët të vënë në pikëpyetje faktin nëse është kryeministri Edi Rama ai që u përgjigjet në rrjetin social ‘Facebook’. E si për të shuar kureshtjen, një prej pjesëmarrëseve sot në dëgjesën publike në Dibër, e pyeti Ramën nëse është ai që u kthen përgjigje qytetarëve.
Ky i fundit konfirmoi se është ai që kthen përgjigje kur gjen kohë, ndërsa më së shumti e bën këtë në makinë.
“Mua postimet më vijnë edhe 1500 të tilla. Komentet në ‘Facebook’ i lexoj në makinë. Më thonë mua ‘ti s’ke punë’, unë punoj kur jam në makinë i lexoj, por si lexoj dot të gjitha. Tek ‘Shqipëria që duam.al’ ti je në internet kështu që aty mund të regjistrohesh dhe të shkruash shqetësimin tënd, të vjen përgjigja nga ministrja për 10 ditë.”, tha Rama.


