• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RAMA VIHET NË LËVIZJE/ Mbledh sot Kryesinë e re të PS, çfarë pritet të ndodhë në selinë rozë
Home
Politikë

RAMA VIHET NË LËVIZJE/ Mbledh sot Kryesinë e re të PS, çfarë pritet të ndodhë në selinë rozë

9 September, 2024 s.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama ka planifikuar të mbledhë sot në orën 18:00 Kryesinë e re të Partisë Socialiste. Kjo mbledhje vjen një ditë pasi Asambleja Kombëtare e PS votoi për Kryesinë e re të kësaj partie.

Raportohet se mbledhja do të ketë në fokus jo vetëm prezantimin e anëtarëve të rinj të Kryesisë me detyrat, por edhe porositë për fushatën në terren.

Gjatë këtij procesi, kryeministri dhe kryetari i PS-së, Edi Rama, propozoi 14 kandidatë, duke ruajtur një balancë gjinore të barabartë me 7 gra dhe 7 burra. Nga këta kandidatë, 10 prej tyre u zgjodhën, ndërsa 4 mbetën jashtë listës fituese.
Lindita Nikolla, ish-kryetare e Kuvendit, mori numrin më të lartë të votave ndër gratë, duke siguruar 287 vota nga anëtarët e Asamblesë, dhe u pozicionua si figura kryesore mes tyre.

Pas saj renditen Albana Koçiu me 283 vota, Klodiana Spahiu me 279 vota, Anila Denaj me 278 vota dhe Etilda Gjonaj me 219 vota. Dy prej kandidaturave të tjera femra, Klotilda Bushka dhe Delina Ibrahimaj, nuk arritën të sigurojnë mjaftueshëm vota për të hyrë në Kryesi, me respektivisht 216 dhe 148 vota.

Në ana tjetër, Erion Braçe, një nga figurat më të njohura të PS-së dhe ish-zv/kryeministër, doli i pari me 295 vota, duke marrë mbështetje të gjerë nga anëtarët e Asamblesë. Pas tij u renditën Arben Pëllumbi me 294 vota, Toni Gogu me 250 vota, Eduard Shalsi me 241 vota dhe Igli Hasani me 228 vota. Kandidatët Pirro Vëngu dhe Vangjel Tavo nuk arritën të sigurojnë votat e nevojshme, duke marrë përkatësisht 210 dhe 174 vota, dhe për rrjedhojë mbetën jashtë Kryesisë.

Kryeministri Edi Rama surprizoi gjatë procesit të votimit duke përjashtuar nga lista e kandidatëve disa prej figurave më të njohura të Partisë Socialiste. Emra si Olta Xhaçka, Mimi Kodheli, Blerina Gjylameti, Ditmir Bushati, Ilir Beqaj dhe Armando Subashi nuk u përfshinë në garë për Kryesinë e re, një lëvizje që ngjalli diskutime të shumta.

Në përfundim të Asamblesë, përbërja e re e Kryesisë së PS-së përfshin emra si Erion Braçe, Arben Pëllumbi, Eduard Shalsi, Toni Gogu dhe Igli Hasani nga grupi i burrave, ndërsa nga gratë u zgjodhën Lindita Nikolla, Albana Koçiu, Klodiana Spahiu, Anila Denaj dhe Etilda Gjonaj.

Gjithashtu, Rama prezantoi emrat e rinj të 12 drejtuesve politikë të qarqeve, ku përmenden figura të njohura si Elisa Spiropali dhe Erion Veliaj në Tiranë, Blendi Gonxhe në Dibër, Mirela Kumbaro në Gjirokastër dhe Bledi Çuçi në Vlorë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MOS U KATANDIS ME BOTOX"/ Cila ishte përgjigjia që Françeska i dha ndjekësit?
Previous article DITA E PARË E SHKOLLËS/ Spiropali në Qendrën Burimore për Fëmijët me Aftësi ndryshe: T’u japim prioritet...

s.autor

Postime të ngjashme

"ËSHTË REFORMË PËR VENDIN, JO PËR..."/ Rama me kryebashkiakët e PS: Qytetet do ofrojnë shërbime njësoj si sot Breaking News

"ËSHTË REFORMË PËR VENDIN, JO PËR..."/ Rama me kryebashkiakët e PS: Qytetet do ofrojnë shërbime njësoj si sot

"SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE"/ Reagon Rama: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por… Breaking News

"SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE"/ Reagon Rama: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por…

"LE T'I LËMË FANTAZMAT TË DALIN NË PENSION"/ Ministrja Dhuka i përgjigjet homologut serb: Historia nuk kthehet pas pse do Beogradi... Politikë

"LE T'I LËMË FANTAZMAT TË DALIN NË PENSION"/ Ministrja Dhuka i përgjigjet homologut serb: Historia nuk kthehet pas pse do Beogradi...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT