Kryeministri Edi Rama bëri të qartë sot se në përfundim të 300 ditëshit të parë të qeverisjes kur të bëhet një vlerësim i punës së qeverisë, do të ketë edhe ministra të shkarkuar, ndryshime në kabinet nëse këta ministra nuk kanë arritur objektivat e vendosura.
“Mendoj që ndryshime në kabinet duhet të ketë në cdo moment që konsatohet që një ministër apo një ministre nuk ka plotësuar objektivat. Ne kemi ndërtuar një sistem objektivash se qeverisim vetëm, objektivat janë shumë të qarta, sistemi ndiqet online dhe nuk ballafaqohet më ministri apo ministrja me mua, por me ekranin që tregon se kur është jeshile objektivi është arritur dhe kur është e kuqe…nëse e kuqja shkon deri aty ku nuk mban me atehere do kete ndryshime. Ky vlerësim do bëhet kur të përfundojë 300 ditëshi i parë, nëse do ketë pika të kuqe do kthehen në kartona jeshil në parlament”, tha Rama në “Top Story” në intervistë me Sokol Ballën.