• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Rama tërhiqet për taksën në Rrugën e Kombit? Kryemadhi i përgjigjet nga Bradasheshi: Teatër, liro nga burgu….
Home
Shqipëri

Rama tërhiqet për taksën në Rrugën e Kombit? Kryemadhi i përgjigjet nga Bradasheshi: Teatër, liro nga burgu….

5 April, 2018 Redaktor2 Politikë, Shqipëri

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi i është përgjigjur nga Bradasheshi kryeministrit Rama, i cili nga foltorja e Kuvendit tha se Qeveria po punon në lidhje me taksën për Rrugën e Kukësit, duke treguar kështu një tërheqje nga tarifat e publikuara më herët. Nga Bradasheshi ku opozita po vijon protestën, Kryemadhi tha se ky është një teatër i kryeministrit.

Ajo tha se nëse Rama po tregon një tërheqje nga situata që shkaktuan tarifat e larta, atëherë le t’i lirojë qytetarët kuksianë të arrestuar prej 5 ditësh.

“Ky është teatër i Ramës. E kemi parë të qajë kështu disa herë. Sa herë që është në hall thotë gjëra të tillë. Përderisa ai u tërheqka nga taksa në Rrugën e Kombit, pse nuk liron qytetarët kuksianë? Ai është një person i tillë që kur është në hall të bëhet urë, por kur rikthehet aty ku do rifillon me arrogancën. I kërkojmë Prokurorisë që të hetojë kontratën me koncesionarin. Rama është aq shumë i zhytur në zullumet e tij sa nuk ka prokuror që e shpëton. Protestat janë të qytetarëve, ne jemi këtu për t’i mbështetur dhe për të qenë pranë tyre. Nuk do ndalemi derisa Rama të tërhiqet, dhe të plotësohen kërkesat tona”, tha Kryemadhi.

Ndërkaq, kryetarja e LSI ka përmendur edhe kërkesat kryesore të protestuesve drejtuar kryeministrit Rama.

“Përshëndes qytetarët për të gjithë këtë reagim qytetar që është i domosdoshëm dhe ndikon kaq shumë për herë të parë në gjithë këtë periudhë, qeveritë duhet të kenë frikë nga populli, dhe populli nga qeveritë. Kjo na bën ne të gjithëve na bën të reagojmë, dhe të dëgjojmë zërin e qytetarëve. Sot njerëzit ndihen më të çliruar për shkak të protestës së tyre, por kjo nuk do të thotë se mbaron këtu. Kërkesat tona dhe të qytetarëve vijojmë. Ajo çfarë ka rëndësi sot është të lirohen qytetarët kuksianë që ndodhen në burg, heqja e taksës në rrugën e kombit, rikthimi i familjeve në skemën e ndihmës ekonomike, ulja e çmimit të ujit. Këto janë kërkesa që ofrojnë një mundësi dhe çlirim për të mbijetuar”, tha Kryemadhi.

Sakaq, një tjetër ambulancë i ka ndërprerë fjalën kryetares së LSI, pasi një i sëmurë nga Grmashi ka kërkuar transportimin për në Tiranë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ema Andrea për teatrin: “Protesta e aktorëve dha rezultate por unë jam pro teatrit të ri”
Previous article MOSBINDJA CIVILE/ Mbyllet protesta në Vorë, Çermë Milot dhe Bradashesh, rinis qarkullimi i automjeteve

Redaktor2

Postime të ngjashme

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET) Breaking News

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET)

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi: S’ka prova për kontratën për fibrën optike! Mungesë dokumentacioni në ekspertizën e deklarimit të pasurisë... Politikë

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi: S’ka prova për kontratën për fibrën optike! Mungesë dokumentacioni në ekspertizën e deklarimit të pasurisë...

THIRRJE STUDENTËVE/ Rama: Harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë Politikë

THIRRJE STUDENTËVE/ Rama: Harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT