Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Serbia bashkëpunim për të luftuar COVID-19, marrëveshja e rëndësishme që do diskutohet
Mediet serbe shkruajnë se ditën e some kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një takim online me homologët e tij të rajonit për mini-Shengenin.
Sipas medieve serbe, nga kabineti i Vuçiq është konfirmuar se në takim do të jenë kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore, Edi Rama dhe Zoran Zaev, si dhe Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabić dhe Ministri i Shëndetësisë, Zlatibor Lončar, të cilët do të marrin pjesë në konferencë.
Në këtë mbledhje pritet që të nënshkruhet një Memorandum i Mirëkuptimit dhe Bashkëpunimit midis Serbisë, Maqedonisë Veriore dhe Shqipërisë për bashkëpunimin në luftën kundër Covid-19.
Ndërkaq pritet që të nënshkruhet një marrëveshje ndërshtetërore midis Republikës së Serbisë dhe Republikës së Shqipërisë mbi lëvizjen e lirë të qytetarëve me letërnjoftime.


