• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Rama sqaron pagesën për Rrugën e Kombit, i sulet opozitës: S’ju ndalojmë dot të thyeni qafën…
Home
Shqipëri

Rama sqaron pagesën për Rrugën e Kombit, i sulet opozitës: S’ju ndalojmë dot të thyeni qafën…

29 March, 2018 Ina.Autor Politikë, Shqipëri

Nga foltorja e Kuvendit, Kryeministri Rama u është përgjigjur sot akuza të opozitës për pagesën në Rrugën e Kombit, duke e cilësuar gjithë sa po ndodh, flamur të një patriotizmi të rreckosur, pasi si ka thënë ai jemi i vetmi vend në Evropë që i ka rrugët pa pagesë.

Rama ka kujtuar se e gjithë kjo histori e ka zanafillën në vitin 2010 “se në atë kohë kryeministri i kohës ka marrë iniciativën për të hapur këtë proces dhe ka thënë publikisht si rrallë në karrierën e tij atë që sot si gjithmonë në karrierën e tij mohon, ne e ndërtuam për ta mirëmbajtur nuk e mirëmbajmë dot, por kjo nuk është fjalë goje, se pamundësia e mirëmbajtjes ka sjellë degradime të rëndësishme në atë aks”.

Më tej, Rama kujtoi, madje edhe falënderoi dy ministrat e LSI-së, Haxhinasto dhe Dervishaj, për punën e bërë, duke akuzuar LSI se mendon kur është në pushtet dhe ndryshe kur është në opozitë.

Ai nuk ka lënë pa shigjetuar kreun e opozitës, ndonëse pa i përmendur emrin. “E dimë historinë, i dimë dhe të pandehurit që janë në sallë, dimë dhe shumë bëma, kjo rrugë është e papërfunduar, pa studimet e nevojshme gjeologjike. Formulë rrumpalle, që ju bëtë sa herë ju është dhënë mundësia të merrni në dorë celësat e shtetit. Përgjigja që ka qenë mësim për ne është nuk ekziston në asnjë vend të planetit një teori që përjashton banorët si teori nga detyrimet pasi ata janë përdoruesit. Me atë avaz po shkoni kopëposhtë, ne nuk ju ndalojmë dot që të thyeni qafën për aty ku jeni nisur, por ajo që duhet ta dinë njerëzit janë 120 mijë euro që kompania i jep pushtetit vendor për të përdorur për të lehtësuar barrën, duke e hequr nga ata që përdorin transportin publik, me autobus apo furgon”- tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DUSH GASHI/ Ky vit nuk do të jetë aspak monoton!
Previous article Më në fund diell! Sinoptikania: Nga dimri në verë, temperaturat shkojnë në 32 gradë

Ina.Autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Kryeministri Rama dhe bashkëshortja në Ankara, priten nga Erdoğan dhe Zonja e Parë Politikë

PAMJET/ Kryeministri Rama dhe bashkëshortja në Ankara, priten nga Erdoğan dhe Zonja e Parë

"ÇORBA E SORRAVE..."/ Rama shpërndan profilet e komentuesve në rrjetet sociale: Së shpejti edhe provat Breaking News

"ÇORBA E SORRAVE..."/ Rama shpërndan profilet e komentuesve në rrjetet sociale: Së shpejti edhe provat

KONCERTI I KANYE WEST NË TIRANË/ Rama: Kemi dhënë 4 milionë euro Politikë

KONCERTI I KANYE WEST NË TIRANË/ Rama: Kemi dhënë 4 milionë euro

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT