Pjesë nga fjala e Ramës
“Imuniteti ka rënë prej kohësh, nuk jemi në situatën që diskutojmë t’ja heqim por t’ja lëmë.
Ju skeni marrë vesh akoma dhe mund të qeshni por e vërteta është që jeni pjesë e këtij problemi të madhe ku akuzat kërcasin dhe ju u përçoni si një tel bakri që as ka detyrën të logjikojë dhe as ka përgjegjësinë për atë që përçon.
Sot jemi këtu jo për të mbrojtur një deputet, por kushtetutën ligjin dhe drejtësinë.
Cili prej jush do pranonte që pronari ta çonte në burg me idenë që mbase dikush nga ju ka vjedhur ndonjë mikrofon dhe e ka çuar në shtëpi. Për fatkeqësinë tuaj që as lexoni dhe as nuk doni të dëgjoni.
Po të ishte kështu si thoni ju, atëherë cili është roli i Kuvendit të Shqipërisë, çfarë është, studio noteri?
Çfarë është komisioni i mandateve, një tufë hujsh që tunden sipas muzikës që ofron prokuroria?
Këtu nuk bëhet fjalë për imunitetin, por për një gjë ekstreme, arresti me burg. Ju jeni më të pafajshmit në këtë situatë, po ata kokat e mëdha që tundin dynjanë në katundin mediatik. Jeni keq të paditur, flisni përçart”