Kryeministri Edi Rama i ka bërë një sfidë publike paraardhësit e tij Sali Berisha.
Ai e ka ftuar t’i përgjigjet pyetjes nëse “sot shkon dot në SHBA?”
Gjithashtu ai ka komentuar sërish Zërin e Amerikës ku tha se “Për një periudhë të shkurtër kjo është hera e dytë që Zëri i Amerikës bëhet zëdhënës i kazanit të Tiranës”.


