Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Dibra, atje ku po prezantohet edhe projekti për Rrugën e Arbrit, se tashmë kjo ëndrra shekullore do të bëhet realitet.
Rama pohoi se me aq premtime sa u dhanë për Dibrën, sot duhet të kishin kaluar nga rruga e Arbrit. Ai mes të tjerash tha se ka rrugë në Dibër që ‘nuk ka automjete që të konkurrojë kalin”.
“Në disa rrugë nga ka auto mjet që të konkurroj kalin. Vetëm pak vite më parë, një paraardhësi imi thoshte se ky 4 vjeçar, katërvjeçari para këtij do të jetë 4-vjeçari i përfundimit të rrjetit modern rrugor, duke nisur nga Tirana, skaj më skaj. Sot i bie duhet të kishim ardhur nga rruga e Arbrit. Keni parë gjë ju nga këto? Zero, as për dy vjet, e as për katër. Ju keni parë shiritat e pafund që janë prerë dhe kilometrat e numëruara në letër që ju janë dërguar popullit. Gjithçka trashëguam nga ai kapitull ishte një mal me borxhe dhe rrugët të gjitha të lëna rrugës. Vet Rruga e Arbrit u la rrugës, vetëm për t’u hedhur hi syve njerëzve. Sot jemi këtu se tani më Rruga e Arbit nuk është më as ëndrra shekullore e dibranëve, që këtë rrugë e kanë dashur të paktën prej 1 shekulli, e as një premtim politikanësh. Por zotim i mbajtur. Për të cilin jemi angazhuar që ditën e parë.”, tha Rama.
ERTV Live😊: Bulqizë – Prezantimi i projektit të Rrugës së Arbërit. Rruga e parë me standarde europiane në vend.
Posted by Edi Rama on Samstag, 11. November 2017


