Kryeministri Edi Rama eshte perplasur sot ne Kuvend me liderin e opozites, Lulzim Basha lidhur me heqjen nga skema e ndihmes ekonomike te dhjetra qytetareve. Pas akuzave te Bashes per prerjen e fondit te permuajshem per familjet ne nevoje, Rama tha se jane hequr nga kjo skeme vetem ata qe iu provua se kishin shtepi e makina.
Rama iu drejtua deputeteve te opozites, duke iu thene se jane si zogjte e korbit qe fluturojne mbi cdo grope qe kane hapur vete.
Kaq mjaftoi qe Basha dhe disa deputete te PD-se te ngriheshin nga karriget dhe te shkonin drejt foltores ku akuzuan Ramen si mashtrues.
Kryeministri Edi Rama tha se reforma e ndihmës ekonomike është bërë për shkak se është gjetur një numër i madh qytetarësh që përfitonin ndihmë ekonomike pa të drejtë.
“Nga projekti i pilotuar në 3 qarqe rezultoi se ishin 19.700 deklarime të rreme, subjekte abuzive që merrnin ndihmën ekonomike nga ju dhe që nuk meritonin ta kishin. Tani jemi në fazën e shtrirjes së skemës në të gjithë Shqipërinë. Nëse do të protestoni pëer Fluturimin nga Përrenjasi që deri në dhjetor 2017 merrte ndihmë ekonomike dhe ishte pronar i një vile, vazhdoni protestoni. Gëzimi nga Kamza ka një vilë dhe 2 makina. Josifi ka në pronësi 3 makina të modeleve të fundit. Dragushi nga Korça merrte pagë 1 milionë lekë në muaj. Këto janë mijëra raste”, tha Rama.
Sipas tij “Ka një fond të posaçëm për të cilën e ftoj kreun e PD-së që në bashkëpunim me Mziun ti akomodojë brenda skemës së ndihmës ekonomike ata që nuk ua qan hallin, por tua marrë vuajtjen dhe ti nxjerrë në televizor për interesat e tij. E vetmja Bashki që deri më sot ka bërë këtë veprim është Bashkia e Vlorës, ku janë konstatuar 700 deklarime të rreme”.
“Ju fluturoni si korbat mbi çdo gropë që hapët. Ju jepnit 38 milionë USD për ndihmën ekonomike, ne japim 48 milionë USD. Jeni zogjtë e korbave që fluturoni mbi çdo problem që keni lënë vetë pa zgjidhur”.
basha deputete rama garda 5basha deputete rama garda 4basha deputete rama garda 3basha deputete rama garda 2basha deputete rama garda 1
Te lidhura
Lagjja me emrin datëlindjes së Stalinit, nga këngëtarë e piktorë, te ish-punonjësi i Ministrisë që theu kufirin me kamion në 1988
Vdiq babai dhe dy fëmijët, shefi i Urgjencës flet për 10 vjeçaren: Mbahet me aparatura
Elisa Spiropalin po e “gjuajnë” nga pas (FOTO)
“Me Enver Hoxhën të mos luajnë se…”/ Letra e çuditshme e të burgosurve për Ramiz Alinë në ‘91
Rrëfehet Ditmir Bushati, nuk fsheh ‘dashurinë’ për Greqinë: Por me Turqinë…


