• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RAMA PUBLIKON PAMJET/ Rindërtohen në kohë rekord shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti në Floq, të Korçës
Home
Politikë

RAMA PUBLIKON PAMJET/ Rindërtohen në kohë rekord shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti në Floq, të Korçës

2 November, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Tërmeti i 1 qershorit 2019 me epiqendër në fshatin Floq të Korçës dëmtoi 36 shtëpi, ndërkohë që falë masave të marra nga qeveria ato u rindërtuan në kohë rekord. Kryeministri Edi Rama ndau sot përshtypjet e vetë banorëve të Floqit, të cilët tashmë janë futur në shtëpitë e reja.

“Në Floq, ku në një kohë rekord shtëpitë që tërmeti i qershorit të këtij viti i rrënoi, u ngritën nga e para. U premtuam që dimri do t’i gjente në shtëpitë e tyre, në një dëshmi pak minutëshe mund ta shihni e dëgjoni nga vetë banorët se ne bëjmë çfarë themi dhe themi çfarë bëjmë. Super punë. Mirënjohje ekipeve që punuan ditë e natë”, tha Rama.

Shtëpia e familjes Mullaj u rindërtua për 1 muaj e gjysmë. “E kishim të vjetër dhe e kemi më të mirë. Realizimi i shtëpisë mund të shkojë mbi 30 milionë lekë. Nuk t’i fal njeri 30 milionë lekë. Unë jam i kënaqur nga të tërë”, tha kryefamiljari. Ndërsa shtëpia e familjes Bekolli u rindërtua brenda 50 ditëve. “Ne jemi shumë të kënaqur. Shtëpia na është zgjeruar. Na e ngritën dhe na e bënë shtëpinë të re”, thotë gjyshja e kësaj familje.

Shtëpia e familjes Metaj u ndërtua për 25 ditë. “Kisha vetëm një dhomë dhe ishte thuajse e pabanueshme. Tani janë dy dhoma, korridor, banjo brenda dhe sallon i madh”, tha zonja e kësaj shtëpie. Ndërkohë banesa e familjes Pelivani po rindërtohet dhe kompania ka punësuar edhe vetë kryefamiljarin.

Në shumicën e banesave të dëmtuara nga tërmeti në fshatin Floq punimet kanë përfunduar, ndërsa janë drejt përfundimit edhe në banesat e fundit brenda afatit të përcaktuar.

ERTV Live😊: Në Floq ku në një kohë rekord shtëpitë që tërmeti i qershorit të këtij viti i rrënoi, u ngritën nga e para.👍🏻U premtuam që dimri do t’i gjente në shtëpitë e tyre, në një dëshmi pak minutëshe mund ta shihni e dëgjoni nga vetë banorët se NE BËJMË ÇFARË THEMI DHE THEMI ÇFARË BËJMË. Super punë👏🏻💪🏻 Mirënjohje ekipeve që punuan ditë natë🙏

Gepostet von Edi Rama am Samstag, 2. November 2019

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PLAS NË ''HELL'S KITCHEN''/ Renato i bërtet, konkurrenti gjuan me shkelm dhe shan
Previous article ARRITJE KUNDËR ORGANIZATËS TERRORISTE/ DASH: Kosova vazhdon të luftojë...

F.autor

Postime të ngjashme

DETAJE TË REJA NGA ATENTATI NË MIRDITË/ Publikohet foto e viktimës Viktor Bardhi Aktualitet

DETAJE TË REJA NGA ATENTATI NË MIRDITË/ Publikohet foto e viktimës Viktor Bardhi

RAMA NISET DREJT CERNOBBIOS/ Merr pjesë në Forumin “Intelligence on the World, Europe and Italy” Politikë

RAMA NISET DREJT CERNOBBIOS/ Merr pjesë në Forumin “Intelligence on the World, Europe and Italy”

VRASJA NË MIRDITË/ Autorët u larguan nga Rruga e Kombit, dikush i ndihmoi për t’i ikur policisë Aktualitet

VRASJA NË MIRDITË/ Autorët u larguan nga Rruga e Kombit, dikush i ndihmoi për t’i ikur policisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT