• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Rama publikon letrën/ Pas 10 vitesh, sot në profesion për herë të parë
Home
Aktualitet

Rama publikon letrën/ Pas 10 vitesh, sot në profesion për herë të parë

10 October, 2017 Redaktor2 Aktualitet

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka publikuar një letër të një qytetareje e cila e falenderon pas kërkesës për një vend pune si mësuese.

Eligerta Bardhi, në letrën drejtuar kreut të qeverisë shkruan se vete ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, e ka kontaktuar personalisht për t’i kërkuar të dhënat dhe qytetin ku kishte aplikuar për punë. Gjithesesi Eligerta tashme ka nje vend pune.

LETRA E JAVËS

Përshëndetje zoti kryeministër !

Po ju shkruaj për t’ju falenderuar nga zemra që e morët në konsideratë emailin tim.
Ju falenderoj që e dëgjuat zërin tim, forcën time të vetme. Ju falenderoj që, mbas 10 vjetësh, sot po vesh përparësen e bardhë të mësuesit.
Menjëherë pasi ju shkrova, më kontaktoi përmes një emaili vetë zonja L. Nikolla, ku më kërkonte të dhënat dhe qytetin ku jetoja dhe ku kisha aplikuar për punë.
Mbas pak ditësh më telefonoi drejtoresha e DAR Elbasan, zonja Jonida Cungu, e cila më tha se ishte e vështirë për t’u punësuar si mësuese sepse nuk kishte vende pune për mësues gjuhë-letërsie, por megjithatë më kërkoi të paraqitesha përsëri në shtator.
Shtatori erdhi së bashku me një mundësi pune si mësuese ndihmëse, në një fshat pranë Elbasanit. Pranova sepse e dua profesionin tim, të cilin gjithmonë e kam konsideruar si një mision.
Më në fund u bë sadopak drejtësi !Më në fund një rreze shprese dhe ndryshimi !
Nëse vendi im do të dijë t’i mbajë njerëzit që kanë se çfarë t’i japin shoqërisë, patjetër që do të lindë sërish shpresa, do të lulëzojë dhe do të ndriçojë kjo tokë e begatë.
Me respekt dhe mirënjohje të veçantë!
Eligerta Bardhi

 

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIDEO/ Sherri i plotë. Ofendime live në spektakël mes Fiori Dardhës dhe Robert Aliajt
Previous article Yjet e pafatë për Topin e Artë (Foto)

Redaktor2

Postime të ngjashme

TRITOL VILËS NË FSHATIN RRILË TË LEZHËS/ Çifti i bashkëshortëve ishin brenda në momentin e shpërthimit Aktualitet

TRITOL VILËS NË FSHATIN RRILË TË LEZHËS/ Çifti i bashkëshortëve ishin brenda në momentin e shpërthimit

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i kthjellët, temperaturat shkojnë deri në 31 gradë Celsius Aktualitet

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i kthjellët, temperaturat shkojnë deri në 31 gradë Celsius

AKSIDENT TRAGJIK NË FIER/ Përplaset për vdekje një person Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË FIER/ Përplaset për vdekje një person

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT