Kryeministri Edi Rama në dy ditët e fundit ka zhvilluar një vizitë në Kukës, ku ka folur për projektet e këtij qarku dhe investimet që do të kryhen.
Në ndër premtimet që Rama tha ishte dhe ndërtimi i aeroportit të ri në Kukës, gjë që e përmendi dhe në konferencën që mbajti pas mbledhjes së qeverisë.
Kryeministri shtoi në deklaratën e tij se punimet do të nisin vitin tjetër dhe do të jetë një lehtësim për të gjithë ata që jetojnë në Angli pasi kostot do të jenë shumë më të lira se tani.
Por në një foto në Facebook, numri një i qeverisë ka treguar dhe pamjen që do të ketë ky aeroport pas ndërtimit.




