Kryeministri Edi Rama bëri me dije gjatë Asamblesë Kombëtare ndryshimet e reja në qeveri. Në kabinetin qeveritar duket se ka disa emra të rinj dhe disa të larguar. Vihet re se Olta Xhaçka, Frida Krifca dhe Evis Kushi janë larguar nga qeveria, ndërsa për Manstirliun, Ibrahimajn dhe Bilalin kemi një ndryshim të portofolit, pasi kanë ndërruar ministri
NDRYSHIMET E PROPOZUARA
Ervin Mete ministër i Ekonomisë dhe Financave
Igli Hasani Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme
Anila Denaj Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Ogerta Manastirliu Ministër i Arsimit dhe Sportit
Albana Kociu Ministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
Delina Ibrahimaj Ministër shteti për sipërmarrjen
Arbi Mazniku Ministër shteti për pushtetin vendor
Shkrihet ministria e shtetit për standardet dhe shërbimet


