• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Rama personazh në mediat italiane, “Kryeministri shqiptar me atlete në takime zyrtare”
Home
Shqipëri

Rama personazh në mediat italiane, “Kryeministri shqiptar me atlete në takime zyrtare”

31 December, 2017 g.autor Breaking News, Politikë, Shqipëri

Stili i veshjes së kryeministrit Rama është komentuar gjerësisht. Veshja e tij në aktivitete të ndryshme ndërkombëtare, e sidomos në Samitin e Triestes në korrik të këtij viti, ka ngjallur mjaft reagime. Ndonëse i veshur me kostum zyrtar, kreu i qeverisë nuk kishte preferuar të vishte këpucë, por kishte zgjedhur një palë atlete.

Në fotot zyrtare të aktivitetit, padyshim u pasqyrua edhe veshja e kryeministrit shqiptar, i cili tërhoqi jo pak vëmendje. Madje pas takimit, Rama i dhuroi një palë atlete të tilla presidentit francez Macron, i cili pati interes për to.

Sot më 31 dhjetor, pak orë para ndërrimit të viteve, mediat italiane rikthejnë në vëmendje stilin e veçantë të veshjes së kryeministrit Rama. Në një artikull të publikuar nga “Corriere.it”, është zgjedhur si personazh i viti kryeministri shqiptar Edi Rama. “Kryeministri shqiptar dhe takimet zyrtare me atlete”, titullohet artikulli.

“Disa ditë më parë kryeministri shqiptar u shfaq i veshur me atlere në një darkë me mësuesit më të mirë të vendit, dhe atyre u tha: ‘Jam veshur kështu për solidarizim me mësuesit e edukimit fizik’. Por pavarësisht pyetjeve të ndryshme për këtë stil veshje, e vetmja gjë e sigurt është se prej disa muajsh, kryeministri Rama – artist, basketbollist, lideri socialist, dhe prej vitit 2013 kryeministër i Shqipërisë, – shfaqet në takime zyrtare i veshur me atlete. I vetmi në skenën politike”, thuhet në artikull.

Takimet “sportive”
Në Samitin e fundit në Trieste për vendet e Ballkanin Perëndimor, në korrikun e këtij viti, kryeministri Rama shtrëngoi duart me homologun italian Paolo Gentiloni, i veshur me atlete të bardha “Adidas”, (gjë që nuk e përsëriti në vizitën e tetorit në Romë). Me të njëjtat atlete, Rama u takua edhe me presidentin francez Emmanuel Macron. Me një palë atlete të tjera, por këtë herë të zezë, u paraqit në një takim të udhëheqësve të Ballkanit në Bruksel, me ftesë të Federica Mogherinit.

Hipotezat
Stili i veshjes së kryeministrit Edi Rama u duk edhe gjatë fushatës së kaluar elektorale, ku ai në takimet me qytetarët shfaqej i veshur sportiv, me tuta dhe atlete. Mbase ky popullaritet ndikoi që ai të triumfonte në votime në mënyrë të tillë që ta formonte një qeveri të re pa nevojën për një koalicion. Analistët politikë të Ballkanit thonë se kryeministri 53-vjeçar Edi Rama, dëshiron të përcjellë imazhin e një vendi dinamik dhe të ri, çka tregon se dëshiron të “akreditojë” këtë fakt në kancelaritë evropiane si një element stabiliteti./bw

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article (FOTO) Pothuajse zyrtare: Coutinho lojtari më i ri i Barcelonës
Previous article SARANDË/ I gjejnë në lokal 5 balerina, e pëson keq pronari sepse ...

g.autor

Postime të ngjashme

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet Breaking News

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron Politikë

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT