Kryeministri Rama ka njoftuar se nga kjo javë në Tiranë zbret “FBI”, madje më konkretisht në zyrën e tij, si mbështetje për Kryeministrin për të luftuar krimin. Po cila është e vërteta?
Në Tiranë kanë zbritur dy agjensi amerikane, njëra shtetërore e tjetra private. Agjencia shtetërore amerikane për të ndihmuar dhe trajnuar strukturat e reja të sistemit të drejtësisë siç është “SPAK” dhe tjetra, një kompani private e kontraktuar nga Edi Rama me ish-drejtues të “FBI”, e cila mund t’i shërbejë si konsulente apo lobuese private qeverisë Rama.
Përfundimisht kryeministri Rama ka vendosur përballë njëra-tjetrës, “FBI” private si mbështëtese e tij dhe “FBI” shtetërore si mbështetëse e “SPAK”. Por a e kanë informuar qeverinë e tyre, ambasada amerikane për këtë nismë të qeverise Rama? Kush është raporti i qeverisë amerikane me kompaninë private dhe a bie ndesh me punën e agjentëve që sjell qeveria amerikane?


