Kryeministri Edi Rama ka folur sërish lidhje me qëndrimin e deputetit gjerman Krichbaum për çeljen e negociatave për Shqipërinë. Nga studioja e “Tonight” në OraNews, ai la të kuptohej se fati i Shqipërisë nuk varet nga deputeti Krichbaum.
Sipas tij pesha e deputetit të CDU është sa ajo e 600 deputetëve që ka parlamenti gjerman.
“Është një nga 600 e kusur deputetë të Bundestagut. Edhe sajesat e Partisë Demokratike merren të mirëqena prej tij”, tha Rama.
Pjesë nga intervista:
Tare: Ka një deputet gjerman që thotë se hapja e negociatave është e parakohshme. Mendoni se mund të ndikojë?
Rama: Nuk është sekret që zotëria ka një mendim të konsoliduar kundër qeverisë tonë. Kemi pasur një debat në Tiranë dhe i kemi opinionet shumë të largëta. Kur flet, dëgjoj në gjermanisht Partinë Demokratike të Shqipërisë.
Është pozicion legjitim i tij. Është një nga 600 e kusur deputetë të Bundestagut. Edhe sajesat e Partisë Demokratike merren të mirëqena prej tij.
Rama: Nuk kisha takim.
Tare: Drejton komisionin.
Rama: Ishte korrekt dhe në fund të seancës më kërkoi ndjesë se nuk mund të më shoqëronte sepse kishte një takim me ministrin e Brendshëm.
Unë e kam vlerësuar faktin që kur bëhej fjalë për të nxjerrë nga bunkeri PD-në ai ishte në krahun e duhur të historisë. Kjo është një gjë shumë e rëndësishme, se sa çfarë mendon ai ndryshe nga unë.
Ne i mbështesim me fakte dhe rezultate të konfirmuara nga Komisioni Evropian ndërsa zt.Krishbaun i merr nga selia e Partisë Demokratike.
Tare: Nuk e bindët?
Rama: Nuk kishte pse e bindja.
Tare: Ai është i rëndësishëm tek parlamentarët e tjerë.
Rama: Nuk gjykoj mbi rëndësinë e njëri apo tjetrit. Tani u bëra veteran në këtë fushë dhe qeniet politike i nuhas shumë kollaj.


