• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“RAMA PATI ROL TË RËNDËSISHËM”/ Turqia fton Greqinë për bisedime në Tiranë. Cavusoglu: Do jem në Tiranë, gati të takohem me Dendias
Home
Politikë

“RAMA PATI ROL TË RËNDËSISHËM”/ Turqia fton Greqinë për bisedime në Tiranë. Cavusoglu: Do jem në Tiranë, gati të takohem me Dendias

11 January, 2021 s.autor Politikë

Rikthimi i Athinës dhe Ankarasë në bisedime, pas disa vitesh ndërprerje, do të ndodhë në janar e madje në Tiranë.

Ministri i jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, i bëri Greqisë një ofertë zyrtare për të rifilluar bisedimet mbi pretendimet e tyre në mesdhe. Kjo u bë e ditur nga ministri I jashtëm turk në një konferencë për shtyp.
CAVUSOGLU, tha se kur qeveria Tsipras erdhi në pushtet në 2016, nuk donte të vazhdonte bisedimet. Pas zhvillimeve në Mesdheun Lindor, bisedimet u rikthyen në axhendë. Në një bisedë në telefon, gjatë periudhës së izolimit, ne thamë se jemi gati për bisedime paraprake. Greqia tha se ajo mund të fillonte negociatat rreth 11 janarit. Ndaj sot, ne ftojmë Greqinë që ta zhvillojmë takimin e parë në janar. Ne jemi vendi pritës.
Miq tanët janë angazhuar në negociata. Por ne jemi gati që sot. Pas këtij takimi të parë, unë do të shkoj në Tiranë, me ftesë të Edi Ramës dhe jam gati të takohem me ministrin e jashtëm grek Dendias. Shpresoj që Greqia do të mos e refuzojë këtë dhe bisedimet të rifillojnë brenda këtij muaji.

Ishte përfolur në fakt edhe më herët që kryeministri Edi Rama, pas ndalesave të përsëritura nga ankaraja në athinë, po luante rolin e ndërmjetësit mes dy vendeve, por nuk pati asnjëherë një konfirmim zyrtar. Ministri i Jashtëm turk e konformoi këtë. Ankaraja dhe Athina, të dyja anëtare të NATO-s, nuk janë në një mendje për sa i takon shtrirjes së shelfit të tyre kontinental në mesdhe dhe cështje të tjera detare. Të dyja vendet kanë zhvilluar rreth 60 raunde bisedimesh, deri në 2016, kur ato u ndërprenë. Tensionet u ndezën vitin e shkuar kur ankaraja nisi një anije eksploruese në ujërat që pretendohen edhe nga greqia, pavarësisht se tani anija është kthyer në portet turke. Duke folur përkrah homologut të tij turko=qipriot, Tahsin Erugruloglu, në ankara, Cavusoglu tha se greqia kishte lënë të kuptohej më herët se do të rikthehej në bisedime më 11 janar, por nuk ishte ndërmarrë asnjë hap në këtë drejtim. Ai shtoi se Athina nuk kishte asnjë justifikim tani për të mos u kthyer në bisedime.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDËRTIMI I SPITALIT TË FIERIT/ Rama i prerë: U them banorëve se s’është për diskutim por zbatim
Previous article E QUAJTI AKTOR TË MBIVLERËSUAR/ Rezarti sqaron deklaratën për Gaz Pajën: Sa mirë një pjesë e shoqërisë...

s.autor

Postime të ngjashme

BERISHA GATI TË KALOJË OQEANIN/ Zbulohet data kur ish-kryeministri do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës Politikë

BERISHA GATI TË KALOJË OQEANIN/ Zbulohet data kur ish-kryeministri do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës

RAMA MBLEDH QEVERINË/ Nesër në seli takon sërish ministrat dhe drejtuesit e qarqeve Breaking News

RAMA MBLEDH QEVERINË/ Nesër në seli takon sërish ministrat dhe drejtuesit e qarqeve

PAS POROSIVE NË POGRADEC/ Rama mbledh sërish ministrat dhe drejtuesit politikë Politikë

PAS POROSIVE NË POGRADEC/ Rama mbledh sërish ministrat dhe drejtuesit politikë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT