• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Rama paralajmëron furtunë në administratë: Të paaftët të largohen
Home
Breaking News

Rama paralajmëron furtunë në administratë: Të paaftët të largohen

15 October, 2017 K.editor Aktualitet, Breaking News

Kryeministri Edi Rama ka urdhëruar të gjitha drejtoritë dhe institucionet shtetërore që brenda 10 ditëve të bëjnë një “skaner” të të gjithë punonjësve të administratës, të cilët nuk kanë diplomat përkatëse për funksionet që ushtrojnë.

Këtë nismë Rama e ka njoftuar nga Vlora, ku ka deklaruar se do t’i shpallë “luftë” analfabetizmit në administratën shtetërore. Rama paralajmëroi operacionin “fshesa” për punonjësit e administratës, të cilët janë emëruar politikisht dhe që nuk janë eficientë në punë.

“Kemi njerëz të mirëshkolluar, kemi njerëz të mirëtrajnuar e të mirëpërgatitur që rrinë pa punë dhe kemi analfabetë që merren në punë e që paguhen nga taksat e shqiptarëve. Kemi njerëz që paguhen nga taksat e shqiptarëve komplet në vendin e gabuar, që nuk përputhin as arsimin, as trajnimin, as eksperiencën me nevojën e vendit të punës që mbulon. Të tilla ka pa fund dhe justifikimet për këto, duke filluar nga justifikimi me parti, duhet të marrin fund.

Çudirat e burimeve njerëzore në këtë vend ne duhet t’i adresojmë me kurajë dhe me përgjegjshmëri dhe, mbi të gjitha, me besnikëri ndaj të gjithë atyre njerëzve që kanë sakrifikuar për të bërë studime, kanë sakrifikuar për t’u trajnuar, për të krijuar një eksperiencë në profesionin e tyre dhe nuk futen dot në punë, nuk i shërbejnë dot shtetit, sepse u kanë zënë rrugën të tjerë që zënë vende pune që nuk kanë lidhje fare me profesionin e tyre, apo me eksperiencën e tyre. Kjo është e papranueshme dhe kjo duhet të marrë fund një orë më parë”, ka thënë kreu i qeverisë. Rama ka kërkuar që raportet t’i dorëzohen zëvendëskryeministres, e cila më pas do të ndjekë procesin e ristrukturimit të administratës.

“Ky raport i duhet dorëzuar çdo ministri dhe një kopje zyrës së zëvendëskryeministres në Këshillin e Ministrave, e cila ndjek gjithë procesin që ka të bëjë me ristrukturimin që ne po bëjmë. Çështja e burimeve njerëzore është një plagë, me të cilën ne do të merremi shumë seriozisht”, ka thënë Rama.

POLICIA

Kreu i qeverisë ka paralamëruar dhe drejtuesit e Policisë së Shtetit se do të ndëshkohen në rast se do të mbyllin sytë ndaj rasteve abuzive. Rama paralajmëroi dhe vetingun për funksionarët e Policisë së Shtetit, duke thënë se do t’u kontrollohen pasuritë. “Mbyllja e syve duhet ndëshkuar me pezullim, madje edhe me ndjekje penale për ata punonjës, drejtues e shefa komisariatesh të Policisë së Shtetit, që dredhin zinxhirë dhe pinë raki, ndërkohë që pas shpinës së tyre, të kthyer me qëllim nga ana tjetër, zhvillohen krime të tilla.

Shumë shpejt duke do të fusim në një proces transparence të gjithë kuadrot e Policisë së Shtetit, që nga pasuritë që kanë te vendim marrjet, veprimet dhe mosveprimet në kohë dhe deri tek elementët e tjerë që lidhen me profesionalizimin. Do të bëjnë që ne të kemi një pastrim më të thellë që çon më tutje procesin e pastrimit që nisëm katër vjet më parë dhe të zhvilluar me këmbëngulje në Policinë e Shtetit”, tha ai.

ARSIMI DHE SHËNDETËSIA

Për Ramën, edhe drejtoritë arsimore do të preken nga ristrukturimi. Ai njoftoi se drejtorët e shkollave, të cilët do të rezultojnë me nivel më të ulët se mësuesit, do të hiqen nga puna, pavarësisht se janë socialistë apo të çfarëdo partie. “Drejtues shkollash që janë nën nivelin e mësuesve. E për këtë arsye, 300 mësuesit më të mirë, të dalë nga testimi kombëtar që bëhet periodikisht nga Ministria e Arsimit, do të ftohen të drejtojnë shkollat, në vend të 300 drejtorëve më problematikë në sistemin arsimor.

As nuk duam të dimë fare se për kë votojnë këta mësues dhe a e duan po jo partinë tonë”, tha ai. Kryeministri deklaroi se portali që u krijua për arsimin do të aplikohet dhe për përzgjedhjen e infermierëve të aftë. “Prandaj, Ministria e Shëndetësisë po krijon të njëjtin sistem, portalin e infermierëve, ku do të referohet çdo institucion, mbi bazën e testimit e mbi bazën e pikëve, për t’i punësuar”, tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Video/ Zbulohet e kaluara kriminale e “sulltanit shqiptar”, vrasje, prostituta dhe festa
Previous article VIDEO/ Gjest i rrallë që Bufon bëri mbrëmë, shkon te ultrasit e Lacios dhe u dhuron fanellën

K.editor

Postime të ngjashme

RRËYOHET KËRKESA E BEQAJT/ GJKKO lë në burg ish-ministrin e Shëndetësisë Aktualitet

RRËYOHET KËRKESA E BEQAJT/ GJKKO lë në burg ish-ministrin e Shëndetësisë

SHERR ME GRUSHTE DHE TË SHTËNA ME ARMË/ Një i plagosur në spital, autori qëllon në ajër dhe arratiset Aktualitet

SHERR ME GRUSHTE DHE TË SHTËNA ME ARMË/ Një i plagosur në spital, autori qëllon në ajër dhe arratiset

VRASJA E 27-VJEÇARIT NË KAMËZ/ Policia në kërkim të Sadik Llanit: Dyshohet i armatosur, ofrohen 10 mijë euro shpërblim Aktualitet

VRASJA E 27-VJEÇARIT NË KAMËZ/ Policia në kërkim të Sadik Llanit: Dyshohet i armatosur, ofrohen 10 mijë euro shpërblim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT