• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Rama paralajmëron drejtorët e të gjitha bashkive: Do largoheni, po s’përmbushët objektivat
Home
Shqipëri

Rama paralajmëron drejtorët e të gjitha bashkive: Do largoheni, po s’përmbushët objektivat

30 March, 2018 Redaktor2 Politikë, Shqipëri

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar të gjithë drejtorët dhe punonjësit e 61 bashkive të vendit se do të humbasin vendin e punës nëse nuk përmbushin objektivat. Duke folur për punësimin, shefi i ekzekutivit deklaroi se qeveria ka si objektiv punësimin e 25 mijë personave që kanë dalë nga ndihma ekonomike dhe që janë të gatshëm të punojnë.

“Për çdo drejtor dhe punonjës në 61 bashkitë e vendit objektivat do të jenë të matshme dhe kush e arrin qëndron në punë, kush nuk e kap, i hap rrugën dikujt tjetër. Kemi objektivin e 25 mijë të punësuarve si punëkërkues që kanë dalë nga ndihma ekonomike ose jo, por që janë të gatshëm të punojnë. Do ketë dëshmorë, ky objektiv me patjetër të realizohet”

Më tej, Rama tha se do të trajnohen me pagesë të gjithë ata persona që duan të punojnë, por që kanë nevojë për një trajnim. Ai theksoi se çdo trajnim do të paguhet me gjysmën e pagesës së papunësisë dhe menjëherë pas trajnimit do të rekrutohen në punë.

“Sfida e punësimit është e vështirë, fillon nga kapacitetet e vendit për punë, sa njerëz e kanë kualifikimin për punë. Kemi riformatuar skemën e punësimit, janë 10 mijë njerëz që duan të punojnë. Ne do t’i paguajmë ata që duan punë dhe janë të gatshëm që për të marrë punën të trajnohen. Do t’i paguajmë më shumë se sa mesataren e ndihmës ekonomike, me gjysmën e pagesës së papunësisë. Në vend se të rrinë në shtëpi, mund të marrin pagesën dhe të shkojnë të trajnohen. Menjëherë pas trajnimit personi do rekrutohet në punë.

Pagat janë ende të ulëta në Shqipëri, por unë i përcmoj ata që përqeshin njerëzit që shkojnë dhe punojnë me një pagë të ulët. Paga më e ulët është shumëfish më e lartë se ndihma ekonomike.

Në muajin mars, duke u fokusuar te pasojat e reformës së ndihmës ekonomike, një reformë jetike pasi varfëria nuk mund të jetë status i përjetshëm, kemi punësuar 1396 njerëz. Do fokusohemi te njerëzit më në nevojë”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kush është pedagogu "gjobvënës"/ Studentët e Shkencave "hakmerren" ndaj THANAS XHILLARIT: Zoti 700-euro!
Previous article Deputetja Kusari-Lila: Presidenti duhet të shkarkohet nëse është përfshirë në rastin e turqve

Redaktor2

Postime të ngjashme

MOMENT VIRAL/ Rama me atlete të bardha në Samit, si reagojnë Rutte dhe Trump kur e shohin Politikë

MOMENT VIRAL/ Rama me atlete të bardha në Samit, si reagojnë Rutte dhe Trump kur e shohin

VIDEOLAJM / Samiti i NATO-s në Ankara, Rama pritet nga Rutte Breaking News

VIDEOLAJM / Samiti i NATO-s në Ankara, Rama pritet nga Rutte

PAMJET/ Kryeministri Rama dhe bashkëshortja në Ankara, priten nga Erdoğan dhe Zonja e Parë Politikë

PAMJET/ Kryeministri Rama dhe bashkëshortja në Ankara, priten nga Erdoğan dhe Zonja e Parë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT