• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RAMA NJOFTOI PEZULLIMIN E ÇMIMEVE TË REJA/ VOA: Opozita akuzoi qeverinë për abuzim të menaxhimit të energjisë elektrike
Home
Politikë

RAMA NJOFTOI PEZULLIMIN E ÇMIMEVE TË REJA/ VOA: Opozita akuzoi qeverinë për abuzim të menaxhimit të energjisë elektrike

30 September, 2022 s.autor Politikë

Në Tiranë, qeveria vendosi që çmimet e reja të energjisë mbi masën 800 kilovat/orë të mos hyjnë në fuqi më 1 tetor, për shkak të rënies së kërkesës për energji dhe shtimit të rezervave në hidrocentrale.

Kryeministri Rama tha sot se kursimi i energjisë është mënyra kryesore për ta kaluar dimrin pa kufizime energjie.

“Në 1 shtator kur ne vendosëm fashën me çmim të mbrojtur deri 800 kilovat/orë, kërkesa për energji nga KESH ishte rreth 17 mijë kilovat/orë, sot është rreth 11 mijë kilovat/orë. Në 1 shtator kur linçuam fashën mbi 800 kilovat/orë, kjo kërkesë ishte ndjeshëm më e lartë se sa ç‘është sot pra, dhe në këtë ulje të ndjeshme ka luajtur rol rënia e temperaturave të nxehta, dhe rol të rëndësishëm ka edhe fillimi i dukshëm i një qasje pozitive të abonentëve familjarë për ta kursyer energjinë”, tha zoti Rama.

Qeveria dhe Enti Rregullator i Energjisë miratuan një çmim 4 herë më të lartë të energjisë elektrike, për ata konsumatorë familjarë, që do të harxhojnë mbi 800 kilovat/orë, ndërsa për ata që nuk e kalojnë këtë nivel, nuk do t’i prekë çmimi i ri

 

 

Sipas studimit të qeverisë, rreth 96 për qind e popullatës konsumon mesatarisht 800 kv, dhe vetëm 4 për qind e kapërcejnë këtë prag.

Opozita shprehu shqetësim mbi pafuqinë e buxheteve familjare për të paguar energjinë, si dhe për mungesën e politikave shtetërore në diversifikimin e burimeve të energjisë.

Përfaqësues të saj pohuan se çmimet e reja do të prekin një masë më të madhe qytetarësh nga sa thonë zyrtarët.

Sipas tyre, qeveria po abuzon me çmimin dhe menaxhimin e energjisë elektrike, kur peshën kryesore ia la konsumatorëve familjarë dhe favorizon kompanitë kliente të saj./VOA/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E DINIT? Ja pse është e rrezikshme të ruani patatet në të njëjtin vend me qepët
Previous article "PARTIA E LIRISË DËNON REFERENDUMIN E RREMË TË RUSISË"/ Meta: Aneksimi i 4 rajoneve të Ukrainës, shkelje e ligjit ndërkombëtar!

s.autor

Postime të ngjashme

“DJEGIA E TESERAVE TË PS AKT I TURPSHËM”/ Rama reagon për kundërshtitë ndaj Reformës Territoriale: disa deputetë tanët bënë "tribunin e vegjëlisë" Breaking News

“DJEGIA E TESERAVE TË PS AKT I TURPSHËM”/ Rama reagon për kundërshtitë ndaj Reformës Territoriale: disa deputetë tanët bënë "tribunin e vegjëlisë"

"FLE PESË ORË NË DITË..."/ Rama intervistohet nga Tik-Toker i njohur: Marrëdhëniet më të mira me Melonin, ndërsa me… Politikë

"FLE PESË ORË NË DITË..."/ Rama intervistohet nga Tik-Toker i njohur: Marrëdhëniet më të mira me Melonin, ndërsa me…

U MIRATUA MES POLEMIKAVE/ Presidenti Begaj dekreton marrëveshjen për huanë 302 mln $ me SHBA-në Breaking News

U MIRATUA MES POLEMIKAVE/ Presidenti Begaj dekreton marrëveshjen për huanë 302 mln $ me SHBA-në

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT