Kryeministri Edi Rama, pas mbylljes së këtij sesioni parlamentar ka gjetur kohën për të kaluar pa kohë në qetësi e në të njëjtën kohë të marrë disa këshilla ekonomie. Rama prej ditësh ndan momente nga jeta e përditshme në “Intagram”.
Kështu sot, Rama ka postuar një foto ku në sfond duket deti dhe objektivi është projektuar mbi filxhanin e kafesë me stemën e shqiponjës dhe shprehja e biznesmenit dhe ekonomistit David Ogilvy.
“Idetë e mëdha vijnë nga e panjohura. Por e panjohura juaj duhet te jetë e mirë informuar, përndryshe ideja juaj do të jetë e parëndësishme”, thënie nga David Ogilvy.



