• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Rama në panairin e Beratit: Objektivi ynë, punësimi i 25 mijë personave deri në fund të vitit
Home
Shqipëri

Rama në panairin e Beratit: Objektivi ynë, punësimi i 25 mijë personave deri në fund të vitit

27 May, 2018 Ina.Autor Politikë, Shqipëri

“Janë 10 mijë individë të punësuar nga zyrat e punës dhe objektivi ynë është punësimi i 25 mijë personave deri në fund të vitit, pa përfshirë projeksionet për punësim që bëjnë kompanitë private”, deklaroi kryeministri Edi Rama, në Panairin rajonal të punës 2018 në Berat, ku mori pjesë dhe bashkëbisedoi me sipërmarrësit.

Në këtë Panair përfaqësuesit e biznesit kanë afishuar 300 vende të lira pune të kategorive e profileve të shumëllojshme dhe ku Zyra e Shërbimit Kombëtar të Punës po bën një punë shumë të mirë, duke mundësuar punësim real edhe për shumë individë nga familje të dala prej skemës së ndihmës ekonomike.

Në takim me drejtuesit e kompanive në Berat, kryeministri Rama komunikoi me ta për problematikat që kanë dhe axhendën e punësimit që paraqesin përfaqësuesit e biznesit.

Përfaqësuesit e biznesit në këtë panair i shprehën kryeministrit Rama, shqetësimin për mungesën e fuqisë punëtore të kualifikuar .

Në fjalën e tij, Kryeministri Edi Rama tha se “në Berat ka një transformim të rëndësishëm të gjithë procesit që zhvillohet nga zyrat e punës. Kemi zyra pune shumë aktive, kanë realizuar objektivat, presim rezultatet e majit, por bazuar në muajin mars dhe prill kur filloi një proces i organizuar me objektiva për çdo zyrë pune dhe me projeksionet e majit, deri tani prekim tavanin e 10 mijë individëve të punësuar vetëm nga zyrat e punës, kështu që objektivi ynë është për 25 mijë të punësuar, vetëm nga zyrat e punës, pavarësisht ç’farë bëhen jashtë këtij procesi, ku kompanitë bëjnë proceset e tyre.

“Ky objektiv është i realizueshëm dhe është një objektiv domethënës, për të thënë se kush vërtetë do punë dhe nuk pret në kafe një punë në shtet mund të fillojë një punë”, tha Rama.

Më tej Rama shtoi se “natyrisht, një pjesë e këtyre vendeve të punës janë me paga më të ulëta, por ama fillohet me pagë të ulët dhe pastaj fillon e rritet siç kemi parë në eksperiencat e gjithë këtyre panaireve, që pastaj pas një pune si fillestar, pas përfitimeve të aftësimit në punë ka rritje pagës”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ELEGANTE DHE STIL/ Shikoni sa në formë duket Amarda Toska! (FOTO)
Previous article Milani në "fije të perit"/ Klubi kuqezi rrezikon "eksodin" në rast dënimi nga UEFA

Ina.Autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË TIRANË-DURRËS/ Koçiu viziton të plagosurit te Trauma Politikë

AKSIDENT TRAGJIK NË TIRANË-DURRËS/ Koçiu viziton të plagosurit te Trauma

"MOS U DORËHIQ, KËTA S'JANË ALTERNATIVË"/ Rama ndan mesazhin e një qytetari Politikë

"MOS U DORËHIQ, KËTA S'JANË ALTERNATIVË"/ Rama ndan mesazhin e një qytetari

BASHKËPUNIM ME ITALINË PËR PRODHIMIN E MJETEVE DETARE/ Rama: 500 vende pune të reja Politikë

BASHKËPUNIM ME ITALINË PËR PRODHIMIN E MJETEVE DETARE/ Rama: 500 vende pune të reja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT