• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RAMA NË JALË/ Zbardh detaje nga skenari i zgjedhjeve vendore të 2019-ës: Ja kush do të ketë prioritet për PS
Home
Shqipëri

RAMA NË JALË/ Zbardh detaje nga skenari i zgjedhjeve vendore të 2019-ës: Ja kush do të ketë prioritet për PS

1 August, 2018 F.autor Politikë, Shqipëri

Kryeministri Edi Rama i pranishëm në Akademinë Verore të FRESSH në Jalë u ndal tek zgjedhjet për kryetarë bashkie që pritet të mbahen vitin e ardhshëm, ndërsa pohoi se PS do të zbatojë sërish kuotat gjinore.

Ai tha se të rinjve do t’u jepet mundësi në Këshillat Bashkiak. “Angazhimi i të rinjve në fushatën e ardhme, në këshilla, etje, ka qenë gjithmonë. 

Që të përfshihen edhe të rinj në Këshilla Bashkiakë. Nuk bëhet me kuota, por është diçka që ne e kemi në traditën tonë dhe e bëjmë çdo vit, ndaj do e bëjmë dhe vitin e ardhshëm. Kurse mua s’më ka shqetësuar asnjëherë raporti të rinj të vjetër. 

Më ka shqetësuar që në PS të ketë një raport të drejtë mes djemve dhe vajzave, burrave dhe grave. Për herë të parë kemi pasur një këshill bashkiak me kuota gjinore. Më pas vendosëm këtë kush në PS. 

Në vitin e ardhshëm do të kemi 50-50 burra e gra. Tirana është në rrugën e duhur dhe aty po bëhet maksimumi”, pohoi kreu i qeverisë.

Ai deklaroi se do të akordohet një fond special për projektet, siç është dhe ai që ka dhënë BE-ja. Teksa u përgjigje pyetjeve të të rinjve, Rama u ndal tek zhvillimet që ka pësuar vendi në infrastrukturë, apo dhe zgjedhjet për kryetarë bashkie në 2019-ën.

“Nuk janë lekët problemi i parë për këdo që do të hyjë në rrugën e një iniciative të lirë të çfarëdolloj. Problemi i parë është ideja dhe projekti. 

Nëse ka një projekt bindës, ka një mundësi financimi. Duhen gjetur këndet e shikimit dhe të shpjegimit të idesë që të ngjallin interes tek financuesit. 

Sot kemi një sfidë konkrete tani se si të mund të vëmë në dispozicion të njerëzve që jetojnë në fshat dhe që duan të shfrytëzojnë për ta një fond prej 90 milionë euro. 

90 milionë euro janë shumë duke pasur parasysh kushtet tona, por mund të jenë edhe zëro nëse nuk jemi të aftë. Besoj se kush ka qenë këtu vitin e kaluar, ka pasur ndryshime.

 Deri vjet këtu ishte një kaos i paparë. Një rrëmujë e madhe me makina dhe situatë e degraduar. Sot ju e shihni se është një situatë krejt tjetër nga pikëpamja e infrastrukturës. 

Çka u degradua dhe u bë mbrapsht në 20 e kusur vite nuk do të mund të rindërtohet ashtu siç duhet në një kohë shumë të shkurtër. 

Nga ana tjetër besoj se truizmi ka hyrë në një fazë të re që na jep mundësi që të kemi të ardhura. Nga një mundësi e shfrytëzuar shumë keq në të shkuarën, turizmi është kthyer në një potencial. 

Të bësh transformime nuk është e lehtë, por të ngresh sistemin e profesioneve është e vështirë”, tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PREKËSE/ I riu invalid rrëfen historinë e tij. Si e refuzoi në mënyrë të pashpirt vajza që e ftoi për të dalë: Je veç një... (FOTO)
Previous article Emina Çunmulaj SHEMBULLI perfekt i gruas, gjen kohën e duhur për vajzat dhe veten e saj (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

INTEGRIMI NË BE/ Rama: E ardhmja nuk ndalet, bizneset duhet të përgatiten për tregun unik europian Breaking News

INTEGRIMI NË BE/ Rama: E ardhmja nuk ndalet, bizneset duhet të përgatiten për tregun unik europian

“KUNDËRSHTARËVE TË MI”/ Rama poston vjershën e Dritëro Agollit: Ju aq baltë po hidhni mbi mua… Politikë

“KUNDËRSHTARËVE TË MI”/ Rama poston vjershën e Dritëro Agollit: Ju aq baltë po hidhni mbi mua…

ARKËMORTI NË PROTESTË/ Berisha: Përsëritën 20 Shkurtin e 1991, i organizuan Ramës me simbolizma funeralin politik Politikë

ARKËMORTI NË PROTESTË/ Berisha: Përsëritën 20 Shkurtin e 1991, i organizuan Ramës me simbolizma funeralin politik

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT