Këtë të diel, Edi Rama ishte sot i ftuar në Panairin e Librit në Itali, për prezantimin e librit të tij ‘Kurban’, por është përballur me 5 të rinj shqiptarë, që thuhet se jetojnë jashtë Torinos, të cilët treguan disa fletëpalosje ‘A4’ me një pamje që tregonte një shtrëngim duarsh mes ministrit Marco Minniti dhe Ministrit të Brendshëm të vendit tonë.
Në këto pankarta shkruhej vetëm një frazë që i referohej dënimit të që i referohet dënimit prej më shumë se shtatë vitesh për trafikim droge të dhënë nga një gjykatë italiane për vëllanë e ministrit të brendshëm shqiptar
Mosmarrëveshja zgjati disa sekonda ndërsa siç shkruan “La stampa”, kryeministri Rama u përgjigj duke u shprehur se “ata nuk janë aktivistë, por protestues që ndjekin pothuajse kudo Kryeministrin”.



