• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RAMA NË BRUKSEL PËR NEGOCIATAT/ Do të kryesojë delegacionin shqiptar në konferencën e tretë ndërqeveritare me BE
Home
Politikë

RAMA NË BRUKSEL PËR NEGOCIATAT/ Do të kryesojë delegacionin shqiptar në konferencën e tretë ndërqeveritare me BE

16 December, 2024 s.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama do të kryesojë delegacionin shqiptar në konferencën e tretë ndërqeveritare me Bashkimin Europian që mbahet në Bruksel të martën me 17 Dhjetor. Bëhet fjalë për grupkapitullin e 6-të që përfshin politikën e jashtme, të sigurisë dhe atë të mbrojtjes.

Sipas Klan News, në kryeqytetin belg grupkapitulli për politikën e jashtme do të finalizohet në një kohë të shkurtër pasi vendi ynë ka treguar vullnet maksimal për të njëhësuar vendimmarrjen me Brukselin në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë pas agresionit në Ukrainë si dhe qëndrimin për konfliktin në rripin e Gazës.

Kjo konferencë e tretë ndërqeveritare do të jetë e dyta gjatë presidencës hungareze, pas asaj të mbajtur në Luksenburg më 15 Tetor, ku Shqipëria hapi pesë kapitujt e anëtarësimit pjesë e çështjeve themelore si Gjyqësori të Drejtat Themelore, Drejtësia, Prokurimet, Statistikat, Sigurinë dhe Kontrollin Financiar.

Në këtë ritëm të shpejtë në negociata vlerësohet roli i institucioneve të pavarura të drejtësisë si SPAK-u në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Kryeministri Rama synon që procesi i negociatave të përfundojë në 2027, në mënyrë që Shqipëria të jetë anëtare me të drejta të plota në Bashkimin Europian.

Të mërkurën Rama do të ulet së bashku me liderët e tjerë të rajonit në tryezen e samitit me 27 homologët e BE-së eventi i parë i kryesuar nga presidenti i ri i KE Antonio Costa e po ashtu komisionerja e re për zgjerimin Marta Kos.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ATENTATI NË ATHINË/ Irakli Davella me 4 miq të vrarë, zbulohet një tjetër lidhje e tij me botën e krimit! “Greek Mafia”…
Previous article ULEN TEMPERATURAT/ Parashikimi i motit për sot, në zonat malore do mbizotërojë

s.autor

Postime të ngjashme

QYTETARËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E RAMËS/ Gonxhja për protestat: Duhet reflektim i thellë nga çdokush Politikë

QYTETARËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E RAMËS/ Gonxhja për protestat: Duhet reflektim i thellë nga çdokush

TRONDITET KURBINI/ Krim brenda familjes, vajza vret të ëmën me thikë Aktualitet

TRONDITET KURBINI/ Krim brenda familjes, vajza vret të ëmën me thikë

FOTOLAJM/ 'SAVE NARTA', protesta simbolike në Zvërnec kundër ndërtimit të resortit Aktualitet

FOTOLAJM/ 'SAVE NARTA', protesta simbolike në Zvërnec kundër ndërtimit të resortit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT