• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RAMA, MES TRUMPIT DHE MERKELIT/ “Der Spiegel” tregon prapaskenat e Samitit të NATO-s
Home
Shqipëri

RAMA, MES TRUMPIT DHE MERKELIT/ “Der Spiegel” tregon prapaskenat e Samitit të NATO-s

16 July, 2018 F.autor Politikë, Shqipëri

Gjermania ka qenë një prej aleateve më të ngushta të Uashingtonit. Por, Donald Trump e ka kthyer tani në shënjestrën e kritikave të tij, e kjo u pa qartë edhe te Samiti i NATO-s apo momentet përpara tij, kur presidenti amerikan iu lëshua hapur ekonomisë më të fuqishme euriopiane, duke e cilësuar si “robinjë të Rusisë”. “Në fillim shtrëngoi duart me Angela Merkelin, sikur asgjë nuk kishte ndodhur, – shkruan “Der Spiegel”, – dhe pastaj filloi sulmi”. Por, burime për Top Channel informojnë se presidenti amerikan Trump ka qenë shumë i ashpër me vendet anëtare të NATO-s në çeljen e Samitit të Brukselit.

Trump i ka përmendur me radhë vendet, të cilat shpenzimet për mbrojtjen i kanë më pak se 2% të GDP-së. Edhe pse kritikat kryesore kanë qenë në drejtim të Gjermanisë, Francës, Kanadasë dhe shteteve të tjera të mëdha, presidenti amerikan nuk ka kursyer as vendet e vogla. Përjashtim ka bërë Shqipëria, e cila në seancën e parë plenare nuk është renditur ndër vendet problematike për Trumpin.

Dita e parë e Samitit është mbyllur me darkën e udhëheqësve të vendeve anëtare të NATO-s, ku diskutimet janë përqëndruar te Rusia, Koreja e Veriut dhe Irani. Pikërisht për ndikimin rus në Ballkan mësohet të ketë folur edhe kryeministri Rama, i cili – sipas burimeve diplomatike nga Brukseli, – ka mbajtur një fjalë të shkurtër. Rama mësohet të ketë thënë se çdo hapësirë boshe e lënë nga Perëndimi në Ballkan është një hapësirë që shfrytëzohet nga Rusia.

Por, pikërisht kjo fjalë e kryeministrit Rama duket se është fiksuar nga presidenti amerikan, i cili në ditën e dytë të samitit, duke folur për ndikimin rus në Ukrainë dhe Gjeorgji, ka theksuar se i vetmi udhëheqës i aleancës që e kupton politikën e Shteteve të Bashkuara dhe e analizon siç duhet rolin e NATO-s është kryeministri shqiptar. Madje, duke e kërkuar me sy në sallë, presidenti Trump nuk ka ngurruar as ta falënderojë publikisht kryeministrin Rama. Gjë që sipas gazetës gjermane “Spiegel” e ka vendosur Edi Ramën në një pozicion delikat, duke mos dashur të shfaqej si i përkëdheluri i Donald Trump.

Ndoshta është kjo arsyeja që Edi Rama, pas takimit me presidentin amerikan, sipas “Spiegel” i është drejtuar për një bisedë Kancelares Merkel dhe presidentit Macron.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JUVENTUS/ Mamaja e Ronaldos bën përgënjeshtrimin e bujshëm: Nuk është e vërtetë që...
Previous article HUMB 60 MIJË EURO/ Shqiptari QËLLON me armë ndaj stafit të KAZINOSË. Iu bllokua pistoleta nga të shtënat (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

"TURIZMI U GODIT NGA NJË TERROR DIGJITAL"/ Rama: Sulm ndaj ekonomisë dhe sipërmarrjeve shqiptare Breaking News

"TURIZMI U GODIT NGA NJË TERROR DIGJITAL"/ Rama: Sulm ndaj ekonomisë dhe sipërmarrjeve shqiptare

VLERËSIMET NEGATIVE NDAJ BIZNESEVE/ Rama: Sulm i padëgjuar kriminal me logjikën e hurit dhe drurit! Me ndihmën e Google, sipërmarrjeve do u kthehen... Breaking News

VLERËSIMET NEGATIVE NDAJ BIZNESEVE/ Rama: Sulm i padëgjuar kriminal me logjikën e hurit dhe drurit! Me ndihmën e Google, sipërmarrjeve do u kthehen...

"RILINDJA URBANE 2.0"/ Rama: Autobusë elektrikë në të gjitha bashkitë, parkime nën e mbitokësore Politikë

"RILINDJA URBANE 2.0"/ Rama: Autobusë elektrikë në të gjitha bashkitë, parkime nën e mbitokësore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT