• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 January, 2021
AlpeNews

Tirana, Albania

22 January, 2021
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RAMA MERR LAJME TË MIRA/ BE do të përfshijë Shqipërinë në iniciativat e saj në përgjigje të pandemisë COVID-19
Home
Politikë

RAMA MERR LAJME TË MIRA/ BE do të përfshijë Shqipërinë në iniciativat e saj në përgjigje të pandemisë COVID-19

25 March, 2020 bora.autor Breaking News, Politikë

Komisioni Europian ka publikuar letrën që Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi i ka dërguar Kryeministrit Edi Rama lidhur me mbështetjen që Bashkimi Europian i dha Shqipërisë për të kaluar krizën COVID-19.

Më letrën e siguruar nga Eunews.al, Varhelyi shprehet se BE po studion mënyrat e përfshirjes së Shqipërisë në ‘iniciativat që BE po ndërmerr në përgjigje të pandemisë COVID-19, apo sesi të mbështesë më mirë në lehtësimin e ndikimit të tij socio-ekonomik”.

Në letër komisioneri, Varhelyi adreson edhe çështjen e qytetarëve shqiptarë, të cilët për shkak të COVID-19 nuk mund të kthehen në Shqipëri, duke rrezikuar tejkalimin e periudhës së lejuar të qëndrimit.

“Komisioni është në diskutime me vendet anëtare për të gjetur një zgjidhje në lidhje me këtë çështje”, shkruan Varhelyi.

Ashtu siç e deklaroi edhe ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca, në drejtim të mbështetjes financiare, Varhelyi ka udhëzuar disbursimin e 50 milion eurove, të cilat janë shpërndarë në tre drejtime kryesore:

▶ 4 milion € për pajisje të menjëhershme dhe mbështetje shëndetësore

▶ 11 milion€ për mbrojtje sociale

▶ 35 milion € për rikuperim ekonomik.

Në lidhje me qarkullimin e mallrave thelbësore në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Komisioneri për Zgjerimin nënvizon mbështetjen e krijimit të ‘kanalit jeshil” të qarkullimit të mallrave midis BE-së dhe rajonit por bën thirrje “ për bashkëpunim të plotë dhe të veproni si një rajon i vetëm, sepse vetëm nëpërmjet një bashkëpunimi të ngushtë dhe solidaritetit një sfidë e kësaj madhësie mund të tejkalohet”.

Në mbyllje të letrës Varlehyi rithekson se ‘kjo është një situate e cila evoluon me shpejtësi dhe ne na duhet të përshtatemi në varësi të situatës” dhe se do jemi më të forte në përfundim të krizës nëse bashkëpunojmë./Eunews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FLET NGA SPANJA/ Olta Gixhari: Shyqyr e mbylla biznesin në Shqipëri se kush paguante punëtorët kot
Previous article SHEMBULLI QË NUK DUHET! Qytetarët e Tiranës s’pyesin për COVID-19: Birra dhe...

bora.autor

Postime të ngjashme

SKANDALI/ Tre muaj përpara zgjedhjeve, rikthehen hijet e lobimit rus për Bashën. DOKUMENTAT Breaking News

SKANDALI/ Tre muaj përpara zgjedhjeve, rikthehen hijet e lobimit rus për Bashën. DOKUMENTAT

KONTRIBUTI GJATË PANDEMISË/ Prof.Dr.Tritan Kalo shpallet "Qytetar Nderi" i Kuçovës Aktualitet

KONTRIBUTI GJATË PANDEMISË/ Prof.Dr.Tritan Kalo shpallet "Qytetar Nderi" i Kuçovës

"DEPUTET, PUBLICIST DHE VEPRIMTAR I DEVOTSHËM"/ Spartak Braho vlerësohet me titullin “Qytetar Nderi i Skraparit” Breaking News

"DEPUTET, PUBLICIST DHE VEPRIMTAR I DEVOTSHËM"/ Spartak Braho vlerësohet me titullin “Qytetar Nderi i Skraparit”

Facebook Comments

MERO BAZE/ Të gjitha faktet përse SPAK duhet të thërrasë Berishën për 21 Janarin! Blog

MERO BAZE/ Të gjitha faktet përse SPAK duhet të thërrasë Berishën për 21 Janarin!

EDI RAMA/ 4 dëshmorë, zemra të lënduara dhe mendje të trazuara nga kujtimi i një tragjedie Blog

EDI RAMA/ 4 dëshmorë, zemra të lënduara dhe mendje të trazuara nga kujtimi i një tragjedie

SKËNDER MINXHOZI/ Një President njerëzor, në vend të një ikësi Blog

SKËNDER MINXHOZI/ Një President njerëzor, në vend të një ikësi

ASTRIT PATOZI/ Sondazhet e shtuara janë lajm i mirë Blog

ASTRIT PATOZI/ Sondazhet e shtuara janë lajm i mirë

ENDRI KAJSIU/ Juda dhe 12 dishepujt e qarqeve të Partisë Demokratike Blog

ENDRI KAJSIU/ Juda dhe 12 dishepujt e qarqeve të Partisë Demokratike

Na ndiqni në Facebook
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT