Kryeministri Edi Rama, ka sjellë disa shembuj, se si njerëzit kërkojnë të punësohen në shtet, për t’iu shmangur punës.
“Dikush më tha dua të ma bësh gruan pastruese. Dakort që nesër në privat.
A, jo, tha.
Atëherë ku ndryshon fshesa e shtetit nga fshesa e privatit?
Se fshesën e privatit duhet ta tundësh, të shtetit ta lësh në një cep e të pish kafe.
Një nga Kukësi më con mesazh “Po vdes për bukë unë dhe familja ime”
I them që nesër në punë nëse pranon në privat, në shtet s’është puna ime.
“Unë po vdes per buke, pranoj cdo punë”, tha.
Dje më vjen mesazhi që s’po e lexoj, i drejtorit të zyrës së punës, se eshte per te qeshur dhe per te qare.
4 oferta për punë zotërisë për veten dhe për djalin me 8 klase shkolle.
Kamarier, ndihmes kamarier, lavazhier dhe me ngarkim shkarkim.
“S’e kam djalin unë për t’i shërbyer të tjerëve se ka plot 8 klasë” tha,
Është mbi të tjerët domethene”, u shpreh Rama.
“Një kryetar organizate më tha kam pa punë disa anëtarë.
Më dha një shifër vlonjatshe, 60, si organizata më e fuqishme e Bashkimit Sovjetik nga pikëpamja e numrit.
I them të 60 nuk iki në Tiranë pa t’i futur në punë, por ama në privat.
Jo tha, në privat jo.
Partia, domethene për shumë njerëz tanët, partia s’mund t’i lërë në dorë të privatit njerëzit, duhet t’i fusë në shtet.
Po shteti s’është zyrë punësimi që kush rri pa punë, të marrë punë në shtet”, vijoi kryeministri.(TemA)


