Ashtu siç paralajmëroi se grupi socialist do të mbledhë në mënyrë periodike çdo muaj, Edi Rama ka thirrur përsëri deputetët për një analizë pune dhe sfidat parlamentare.
Ligjvënësit socialistë do t’i mbledhë të shtunën në orën 11:00 në pallatin e kongreseve ndërsa në fokus të diskutimeve do të jetë strategjia e komunikimit publik dhe me gjuhën, që do të prezantohet nga Ministria për Marrëdhëniet me Parlamentin Eriona Ismaili.
Para grupit socialist dhe kryeministrit Rama do të raportojë edhe Arbjan Mazniku, bashkëkryetari i reformës territoriale. Puna e deritanishme e komisionit dhe ecuria e procesit në një kohë kur afatet janë të vendosura dhe komisioni duhet të dalë me një draft brenda muajit korrik, pritet tw jenw pjesw e raportimit.
Ajo çka bie në sy është edhe raportimi i Drejtoreshës së Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Lorena Goxhobellit dhe jo para kuvendit, por para grupit socialist në Pallatin e Kongreseve. Një raportim jo i zakontë për “Kadastrën”, në “Kadastrën e lartë”.
Më herët, Kreu i Qeverisë ka paralajmëruar ndryshime në këtë agjenci që nis mejen e zhvendosjes së Kadastrës Vlorës drejt kryeqytetit, e cila paralajmëron vetë Rama do të vijojë edhe me drejtori të tjera.
Mbledhja e së shtunës do të thotë fjalën e kryetarit të grupit parlamentar, Taulant Balla dhe më pas fjalën e kryeministrit Rama.
Deputetët do të kenë të bëjnë diskutime për çdo temë që trajtohet, me një pikëpyetje të madhe nëse do të trajtohet edhe në udhëheqjen e Taulant Ballës dhe Elisa Spiropalit.
Balla e Spiropali u përgjigjet në replikën publike për shkak të thyerjes së vendimit nga ana e ish-ministres
Mungesa e ish-ministres Spiropali në parlament kur grupi socialist votoi kundër heqjes së imunitetit të Belinda Ballukut dhe lexua si thyerje e vendimit politik të mazhorancës. Kryeministri Rama është kaloi këtë detyrë Taulant Ballës, ndërsa ky i fundit tha se do të konsulohet në grupin e masave të ish-ministrave.


