• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Rama letër 28 kryeministrave, Berisha: Kjo është dhurata e vetme e Ramës për BE-në
Home
Shqipëri

Rama letër 28 kryeministrave, Berisha: Kjo është dhurata e vetme e Ramës për BE-në

21 November, 2017 Ina.Autor Politikë, Shqipëri

Pas letrës së dërguar kryeministrave evropianë nga kryeministri Rama ditën e djeshme, ka reaguar ish-kryeministri Berisha.

Berisha akuzon kryeministrin se e vetmja dhuratë që Rama ka për Bashkimin Europian është krimi dhe droga e Shqipërisë.

Në nja postim të gjatë në ‘facebook’, Berisha shkruan se:

“Me kete deklarate ne letren e tij ai kerkonte t’i bente ata bashkefajtor dhe bashkepergjegjes per lumin e droges dhe krimit te organizuar qe eksportohet nga Shqiperia ne vendet e tyre. Kjo eshte nje vete-akuze edhe me te rende se e para, qe Noriega bene me shkrim para 28 lidereve te vendeve anetare te BE.”

Postimi i plotë:

Nje leter si vete-akuze fatale e Norieges per veten e tij!

Droga dhe krimi i Shqiperise, dhurata e Norieges per Bashkimin Europian!

Te dashur miq, me letren qe u dergon kryeministrave te 28 vendeve te BE, ne te cilen ai shpall se droga e Shqiperise eshte tashme problem i Bashkimit Europian, Edi Rama pranon se droga, eksportimi i saj dhe i krimit te organizuar nga Shqiperia ne keto vende eshte dhurata e tij per BE, eshte mirenjohja e tij per miliarda e miliarda euro dhene nga takspaguesit e vendeve anetare te BE per shqiptaret.

Sigurisht, Edi Rama, kur shkruajti ne kete leter se droga e Shqiperise eshte çeshtje e Bashkimit Europian, nuk kishte parasysh nje gje te tille. Me kete deklarate ne letren e tij ai kerkonte t’i bente ata bashkefajtor dhe bashkepergjegjes per lumin e droges dhe krimit te organizuar qe eksportohet nga Shqiperia ne vendet e tyre. Kjo eshte nje vete-akuze edhe me te rende se e para, qe Noriega bene me shkrim para 28 lidereve te vendeve anetare te BE.

Ne formulimin e saj ai bazohet ne llogjiken e pacipe te banditit: po vertet une te vjedh, te vras por edhe ti ke faj se nuk ruhesh, nuk me kap dot.

Ministrat dhe deputetet e Rames, bazuar ne kete arsyetim banditesk, e kane akuzuar ne menyre te perseritur ne parlament per pergjegjesi direkte Italine, Greqine dhe vendet e tjera, ne te cilat eksportohet droga dhe krimi nga Shqiperia, per tregun qe ato i ofrojne kesaj droge dhe krimit te lidhur me te..

Mirepo Noriega dhe keshilltaret e tij kanabist, harrojne se eksporti i krimit drejt vendeve te tjera perben kercenim madhor per rendin dhe sigurine e ketyre vendeve. Rreth 40 vite me pare, narko-diktatori i Panamase qe ndertoi narko-shtetin e pare ne bote, Manuel Noriega u thoshte SHBA se per narkoshtetin e tij dhe megatrafikun e kokaines nga Panamaja drejt SHBA ka pergjegjesi edhe qeveria amerikane.

Ne te vertet, per te shlyer pergjegjesine dhe per sigurine e vendit te tij, Presidenti G. H Bush dergoi marinsat dhe permbysi diktatorin e Panamase, Manuel Noriegen dhe narko-shtetin e tij! Natyrisht, BE dhe vendet anetare por as dhe SHBA nuk do ndrehyne ushtarakisht per te permbysur Noriegen e Shqiperise dhe narko-shtetin e tij. Por sigurisht qe asnjeri prej 28 kryeministrave te vendeve te BE apo dhe vendeve te rajonit nuk eshte i gatshem te ndaje pergjegjesi me Edi Ramen per shnderrimin e Shqiperise ne Kanabistan dhe qender operacionale rajonale te krimit te organizuar.

Ata disponojne te gjitha te dhenat e autoriteteve italiane, sipas te cilave ne vitin e Edi Rames, vitin 2016, ne Shqiperi, si rezultat i politikes nxitese dhe mbeshtetjes nga policia, u mbollen 219 mije hektar me kanabis apo 8 milion rrenje. Disponojne gjithashtu dosjet e pergjimeve, te cilat deshmojne se ne Shqiperi peshku i madh eshte vete Edi Rama, se Olsi me grupin trafikanteve qe solli nga Bostoni eshte kryesor ne trafikun e kokaines ne rajon.

Ata i dorezuan dosjen “Tahiri” si prove per qendrimin e Rames, por ky i fundit, me qendrimin e tij faktoi se ai vet eshte kryepeshkaqeni i Shqiperise. Ata me mediat e tyre me te medha publike dhe private kane denoncuar cdo dite dhe çdo jave lidhjet e Rames, ministrave te tij me drogen dhe krimin, dhe çdo dite flasin per ndertimin nga ana e tij te narko-shtetit ne Shqiperi.

Keshtuqe perpjekja e Rames per te bere bashkepergjegjes kryeministrat e vendeve anetare te BE per shnderrimin e Shqiperise ne Kanabistan eshte thjeshte nje perpjekje banditeske, tragjikomike dhe e stilit te vjeter hoxhist. Kjo deklarate vetem sa i bene kryeministrat e vendeve anetare te BE dhe qeverite e tyre te jene me te vendosur ne qendrimet ndaj Shqiperise dhe te konsiderojne masa shtrenguese konkrete ndaj vendit tone per kercenimin qe paraqet eksporti i droges dhe krimit nga Shqiperia per rendin dhe sigurine e tyre.

Keto nisma tashme kane filluar dhe ato do te vazhdojne.

Duke perfunduar, iu bej thirrje te gjithe atyre shqiptareve, qe te ardhmen e tyre e besojne jashte krimit dhe droges, te marrim pergjegjesite tona dhe te ngrihemi ne nje revolucion popullor per te permbysur Noriegen dhe narko-shtetin e tij. sb

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Frika nga terrorizmi në Gjermani: Arrestohen gjashtë të dyshuar për lidhje me ISIS
Previous article Flet për herë djali i çiftit që u vranë në Gjirokastër: Gjithçka...

Ina.Autor

Postime të ngjashme

PREZANTON "PRANINË BESNIKE"/ Rama: Askush nuk e humbi pushtetin nga dëgjimi, por dëgjimin nga pushteti! Shembull merr Obamën Breaking News

PREZANTON "PRANINË BESNIKE"/ Rama: Askush nuk e humbi pushtetin nga dëgjimi, por dëgjimin nga pushteti! Shembull merr Obamën

PROPOZIMI I PS PËR REFORMËN TERRITORIALE/ Krijohen 46 bashki, cilat janë 15 të tjerat që nuk do të ekzistojnë, qarqet që mbeten të pandryshuara Breaking News

PROPOZIMI I PS PËR REFORMËN TERRITORIALE/ Krijohen 46 bashki, cilat janë 15 të tjerat që nuk do të ekzistojnë, qarqet që mbeten të pandryshuara

KONSULLATA NË SHKODËR DHE BUJANOC? Reagon ministri Hoxha pas deklaratës së homologut serb: Ende nuk ka një dakordësi, synimi i Shqipërisë është… Breaking News

KONSULLATA NË SHKODËR DHE BUJANOC? Reagon ministri Hoxha pas deklaratës së homologut serb: Ende nuk ka një dakordësi, synimi i Shqipërisë është…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT