Kryeministri Edi Rama ka dalë në një konferencë për shtyp ku ka folur lidhur me vizitat e fundit në fokus të çeljes së negociatave.
Shefi i qeverisë ka treguar se ka pasur një bisedë mjaft të gjërë lidhur me zhvillimet në vend dhe rajon duke vënë theksin tek prespektiva në muajin qershor ku pritet të merret vendimi mbi negociatat.
Rama e konsideron vizitën si të sukseshme dhe nënvizon se ka përmbushur objektivat.
Sa i takon deputetit Gunther Krichbaum, Rama i dërgon një përgjigje duke thënë se nuk është i surprizuar dhe se ai është thjesht një ligjvënës në Bundestag dhe ka peshë si gjithë të tjerët.
“Besoj që takimi me Merkel, që ka pasur edhe konferencën për shtyp, ka qenë një moment shumë me rëndësi, shkëmbyem opinionet lidhur me raportin e progresit, rezultatet e arritura për hapjen e negociatave dhe përmbushjen e parakushteve, sikur i konsideroi Merkel, ato që janë pjesë të procesit në marrëdhëniet me KE.
Po ashtu kemi pasur edhe një bisedë goxha të gjerë lidhur me rajonin me zhvillimet në rajon me situatën”, shprehet Rama.
A iu përmëndi Merkel Tahirin?
Me kancelaren kemi folur në detaje për të gjitha aspektet e raportit të progresit, për ecurinë e reformës në drejtësi dhe patjetër për progresin e bërë me Vettingun, që sikur e dini edhe ju përbën një moment me rëndësi dhe ka një vëmendje të vecantë nga Gjermania.
Deputeti gjerman Krishbaun tha se në takimin që keni bërë në Berlin, ai u ka shprehur se rekomandimi ishte i parakohshëm dhe progresi nuk mjafton për të celur bisedimet, ju si iu përgjigjët? Edhe Merkel foli për parakushte, cilat janë?
Parakushtet janë parakushtet që përbëjnë të gjithë procesin e derikëtueshëm për të ardhur deri te raporti, dhe jo për parakushte të tjera.
Në bisedën me të i kemi prekur të gjitha, nuk kemi pasur objektiv që të marrim ‘PO’ publike të Merkel apo të Gjermanisë gjatë kësaj vizite, pasi vetëm ata që nuk e kanë idenë mund ta prisnin këtë gjë.
Ka qenë e qartë, që vizita i shërben shpjegimit të të gjitha aspekteve dhe informacioneve të nevojshme për cdo aspekt në funksion të përgatitjes së opinionit, që Merkel tha se Gjermania do të marrë kohën e vet deri kur të japë qëndrimin e vet.
Përsa i përket për Krishbaun, ai nuk ma ka thënë këtë gjë, por nuk është surprizë për mua, kështu e mendon, është një nga qindra deputetët e Bundestagut, mendimi i tij ka atë peshë që ka, por nuk më gjen të përgatitur, por nuk përbën arsye për të ulur rezultatet e kësaj vizite.
ERTV Live😊: Komunikim me mediat mbi konkluzionet rreth vizitës në Berlin
Gepostet von Edi Rama am Donnerstag, 26. April 2018


