Kryeministri i vendit Edi Rama, uroi shqiptarët mirëmengjes duke treguar te ardhurat nga vizitoret e huaj ne Shqipëri, krahasuar me vitin 2016, ku janë rritur me 12.8%.
“Për 9 muajt e parë të vitit 2017 janë rritur me 149 milionë Euro apo me 12,8 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2016 dhe me 550 milionë Euro apo me 72,4 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2013”, shkruan Rama.



