Deputetja dhe kryetarja e Komisionit të Medias Albana Vokshi, me anë të një deklarate ka denoncuar edhe njëherë mungesën e dhënies së informacionit nga institucioneve në lidhje me Teatrin Kombëtar.
Vokshi tha se kjo është bërë me urdhër të Ramës dhe askush nuk flet për pronësinë e Teatrit Kombëtar, duke shkelur në këtë mënyrë kushtetutën.
Pjesë nga deklarata
Me urdhër të Ramës të gjitha institucionet po fshehin informacionin. Deri tani me gjithë kërkesat tona ata kanë refuzuar të bëjnë transparencë mbi pronën konkrete.
Meqenëse se të gjithë kanë refuzuar të japin informacionin, në mungesë totale të informacionit disa deputetë të opozitës i kërkuan informacion Hipotekës.
Informacioni është detyrim për ty dhënë, në dëgjesën e parë drejtori refuzoi të paraqitje, po ashtu në dëgjesën e sotme më urdhër të Rmës u refuzua dhënia e informacionit.
Kreu i Hipotekës, refuzoi që ti përgjigjej pyetjeve të opozitës, refuzoi të jepte informacion për gjendjen aktuale të pasurisë.


