Bledi Çuçi do të jetë ministri i ri i Brendshëm, ndërsa vendin e tij te Bujqësia do ta zejë Milva Ikonomi. Ky është vendimi i kryeministrit Edi Rama, i cili përmes “Twitter” shkruan:
“Sot do të dërgoj për dekretim nga Presidenti, Bledi Çuçin si ministër të brendshëm dhe Milva Ikonomin si ministre bujqësie; dy bashkëpunëtorë të përkushtuar në çdo detyrë që kanë kryer këto vite, me integritet, profesionalizëm dhe kulturë qytetare e politike të padyshimtë.”


