Gjatë takimit me drejtues vendor të Lezhës në Shëngjin, kryeministri Edi Rama ka thumbuar kryebashkiakun demokrat, Fran Frrokaj, lidhur me protestën e djeshme të disa banorëve të Torovicës.
Me batutë, Rama iu drejtua Frrokajt se do sqarojë nëse ka gisht te protesta. “Zoti kryetar, ishte një shaka ajo protesta e djeshme, do sqarosh sa gisht ke te ajo protesta me 15 veta. Ti e bëre pa media, unë po me bëj me media”, u shpreh Rama.
Kryeministri iu referua protestës së një grupi banorësh nga Torovica e Lezhës të cilët, teksa zhvillohej mbledhja e qeverisë, protestuan për investime në zonë.