• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
Rama: Investimet e huaja direkte janë domosdoshmëri për Shqipërinë
Home
Ekonomi
Biznes

Rama: Investimet e huaja direkte janë domosdoshmëri për Shqipërinë

26 October, 2017 Redaktor2 Biznes, Ekonomi

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në Konferencën e Dhomave të Tregtisë ku ka folur për reformat e bëra dhe projektet e qeverisë për sipërmarrjen dhe bizneset dhe për të arritur rritjen ekonomike ambicioze.

Ai deklaroi se janë zgjidhur shumë probleme por se ka ende të tjera në mënyrë që sipërmarrja të ndihet zot në shtëpinë e vet.

“Rruga përmes të cilës duhet të kalojmë për të realizuar objektivin ambicioz të një rritje ekonomike që duam. Investimet e huaja direkte janë domosdoshmëri jetike dhe sot përbëjnë prioritetin e prioriteteve tona. Nëse do të kthenim kokën pas për të parë se ku e nisëm rrugëtimin për të qenë sot këtu me një pasqyrë të dhënash inkurajuese padyshim që është bërë shumë. Dhe nuk është e rastit por është rezultat edhe i një politike të fokusuar tek rritja dhe nxitja e biznesit ku sot kemi rreth 80 mijë biznese më shumë se 4 vite më parë. Kemi qenë të imponuar nga kushtet në të cilat morëm drejtimin e vendit për të bërë operacione shumë të vështira përmes reformave që kërkonin kurajë të veçantë që sollën edhe dhimbje të posaçme. Por falë këtyre reformave jemi në kushtet kur mund të zhvillojmë një model të ri ekonomik, jo më të bazuar tek ndërtimet dhe tek emigrantët por investimet prodhuese që krijojnë investim real. Paçka se ka shumë për të bërë në raport me qasjen dhe sjelljen e administratës në tërësi dhe asaj tatimore në veçanti kemi bërë një hap të rëndësishëm përpara dhe sot nuk kemi më një administratë që është për definicion një problem për sipërmarrjen për shkak të arbitraritetit për shkak të ushtrimit brutal të formës dhe vulës dhe për shkak të injorancës mbresëlënëse që e karakterizonte pak vite më parë. Sigurisht ka mjaft probleme për të zgjidhur. Jo probleme ad hoc por që kanë të bëjnë me qasjen, shpejtësinë për të krijuar një situatë në të cilën sipërmarrja të ndihet zot në shtëpinë e vet”, deklaroi Rama.

Ai tha se kjo është arsyeja që në qeveri ka një ministre për mbrojtjen e sipërmarrjes që trajton në kohë reale çdo problem të madh apo të trashëguar .

“Në këto pak javë të qeverisë së re janë 49 raste të trajtuara dhe në trajtim nga Ministrja e Shtetit që ka pikërisht këtë detyrë që të kapërcejë në funksion të çdo sipërmarrjeje të gjitha shkallët për të mos lejuar që koha të humbasë, energji të konsumohen dhe njëkohësisht edhe gjendja e sipërmarrjes të rëndohet duke kaluar filtër pas filtri. Kjo është një praktikë e sapo nisur, ama unë do t’i ftoja të gjithë pa përjashtim që të mos ngurrojnë ta përdorin këtë instrument të ri, ashtu sikundër është edhe një platformë e bashkëqeverisjes që ka një dritare të posaçme për çdo biznes dhe pas asaj dritareje qëndron një skuadër e tërë për t’i ardhur në ndihmë çdo biznesi. Të jeni të sigurt siç po e provojnë sipërmarrësit që e kanë ndërmarrë këtë hap ministrja e shtetit është aty për të qenë avokatja e çdo sipërmarrjeje në qeveri”, tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Intervista e Miriam Canit prek të atin, ja çfarë bën!
Previous article E PLOTE/ Reagon Lu për rastin Tahiri: Nuk e gjykoj dot, shumë politikanë i kanë shpëtuar drejtësisë

Redaktor2

Postime të ngjashme

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve Ekonomi

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT