Protestuesit përpara Drejtorisë së Policisë në Tiranë, nuk kanë ndaluar tubimin e tyre qysh prej orës 09:00.
Së fundmi ata janë ulur këmbëkryq në rrugën përpara godinës duke kërkuar lirimin e personave të ndaluar për protestën në Rrugën e Kombit.
Veç të tjerash ata kanë kërkuar edhe dorëhqejen e kryeministrit Edi Rama.
Pjesë e protestës kanë qenë edhe disa deputetë të opozitës të cilët apeluan për lirimin e 23 të arrestuarve.





