Monika Kryemadhi në intervistën e saj në emisionin “Kjo javë” në News 24, ka folur për marrjen e mandatit të deputeti të ri Spartak Braho , por dhe zërave për largimet ë deputetëve të tjerë nga LSI.
Pjesë nga intervista
Mandati i Brahos?
Uroj që të ketë punë të mbare dhe të jetë mirë për zgjedhjen që ka bërë.
Flitet që do ti bashkohen deputetë maxhorancës?
Nuk ka asnjë shans që të bashkohen me qeverinë. Rama po i kërcënon deputetë të ndryshëm. Ajo që dua të them është një fushatë manipulative, që po bën presion ndaj deputetëve të tij që janë të pa bindur. Edhe rastet që janë parë, që ata kanë qëndruar në Kuvend kanë qenë vetëm për shkak të mungesës në votim, pasi u digjej mandati.