Pas protestës së studentëve në dhjetor, të cilët i paraqitën 8 kërkesat e tyre të drejta pranë qeverisë, partitë politike po vrapojnë kush e kush që të bëjë atë që ti me sa duket më mirë. Kryeministri Rama në fund të dhjetorit miratoi në qeveri disa vendime të Këshillit të Ministrave dhe urdhëra, ndërkohë që në janar u miratuan fonde të reja për konviktet, u hap portali për studentët, u paraqit pakti me studentët, duke punuar në këtë mënyrë për zgjidhjen e problemeve të studentëve dhe adresimin e halleve të universiteteve.
Ndërkohë mazhoranca vijon në këtë linjë, tek opozita janë përvijuar dy linja. E para, është ajo e LSI e cila është e involvuar direkt në terren tek studentët, me bllokimin e universiteteve dhe angazhimin e disa pedagogëve për të kërkuar amendamente të reja dhe rrëzimin e ligjit “Për arsimin e lartë”. Ndësa PD, duke mos e konkuruar dot LSI në këtë pikë, ka nisur një qasje të re. Joshjen e studentëve nëpërmjet demagogjisë së pretimeve elektorale.
Gjatë takimit me të rinjtë në qytetin e Shkodrës, fokusi i diskutimit ishte ligji i arsimit të lartë, për të cilin edhe Basha theksoi se do ta anulonte. Por ky nuk ka qenë i vetmi premtim që kreu i PD, Lulzim Basha ka bërë. “Për 10 mijë studentë në vit do të ofrohen stazhe punësimi një vjeçare me pagë 300 mijë lek të vjetra në muaj që do të bëjë të mundur që një student të mos dalë dhe të lihet mes katër rrugëve por të fillojë të integrohet në tregun e punës. Natyrisht e gjitha kjo funksionon vetëm si një pjesë e një plani të përgjithshëm”, u shpreh Basha.
Një premtim fantashkencor e surrealist sigurisht, të cilin as Basha vetë nuk e beson me sa duket, por që ka në thelb joshjen për studentë dhe familjet e tyre. Premtimi ndryshon nga praktika kur PD ishte në pushtet kur lulëzuan “universitetet kioska” vetëm në një pikë. Atëherë studentët duhet të paguanin dhe mernin një copë letër pa vlerë që quhej diplomë. Ndërsa tani, pasi studentët të marin diplomën, qeveria e Bashës do u jepka nja një vit ca lekë. Por jo pak, por 10 mijë veta në vit, sa afërsisht 15% e administratës.
Ky premtim i Bashës, vjen pasi Kryeministri Rama premtoi “1000 vende pune në administratë nga klasifikimi i studentëve me mesatare 9 deri në 10, në të gjithë fushat, të cilëve do t’u ofrohet vend pune. Pa konkurs fare, me meritën e notave, pastaj do futet në konkurs”. Kryeministri ka nisur nga puna dhe po e realizon këtë premtim që tani. Me sa duket Basha e ka kuptuar efektin pozitiv dhe ka dhjetëfishuar ofertën. Si gjithmonë, me premtime piramidë. Fundja asgjë nuk i kushton. Kur je në opozitë “fjalën ke”. Politika jonë ka treguar se nuk është kursyer asnjëherë për ta shpëroruar atë.
Alpenews.al


