Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar si një kthesë themelore uljen ndjeshëm të shifrave të papunësisë. Duke u mbështetur në INSTAT Rama shprehet e nesërmja do të jetë më emirë.
Posttimi i plotë i Ramës
INSTAT nxori dje shifrën e re të papunësise dhe pa pasur as më të voglën vetëkënaqësi, sepse sfida mbetet e jashtëzakonshme e komplekse – duke filluar nga domosdoshmëria për ta ulur më tej papunësine, tek nevoja për të rritur mbrojtjen e punonjësve si edhe objektivi ambicioz që pagat e ulëta të rriten gjithashtu – qëndron sidoqoftë fakti i pamohueshëm që në drejtim të punësimit vazhdon vit pas viti një kthesë themelore drejt një të nesërmeje shumë më të mirë se sa e sotmja.



