• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RAMA E MUNDI ME 4 PALË ZGJEDHJE RRESHT/ Habit Alibeaj: Kryeministri kërkon largimin e tij nga kryetar PD. Ja ku gabuam
Home
Zgjedhjet 2021

RAMA E MUNDI ME 4 PALË ZGJEDHJE RRESHT/ Habit Alibeaj: Kryeministri kërkon largimin e tij nga kryetar PD. Ja ku gabuam

30 April, 2021 s.autor Politikë, Zgjedhjet 2021

Kandidati i PD-së në Fier, Enkelejd Alibeaj ka komentuar zgjedhjet e 25 prillit dhe procesin e numërimit të votave.

Në një intervistë për Faxnews, Alibeaj është shprehur se penalizmi është pjesa që nuk bashkëpunuan me LSI pasi kanë humbur mandate të cilat duhet të ishin marrë nga opozita. Sipas tij, ka pasur shkelje të panumërta, gjatë procesit zgjedhor dhe atij të numërimit.

Përsa i përket njohjes së zgjedhjeve ai tha se kjo nuk ishte në dorën e partive politike por këto të fundit kanë në dorë të denoncojnë rastet e shkeljes së kodit zgjedhor dhe të mbikëqyrin respektimin e votës së qytetarëve.

Pse nuk dolët në lista të përbashkëta me LSI?

“Edi Rama nuk lejoi bashkimin e partive në një sigël të përbashkët, kjo ishte një nga shkeljet më të mëdha, që u bë.

Ne kishim dëshirën dhe vullnetin për të bërë një koalicion të përbashkët, por ndryshimet kushtetuese e bënin të pamundur, ne mund të kishim një listë të përbashkët, por siglat e tjera do të zhdukeshin, ju e kuptoni që njerëzit nuk do të gjenin siglën e përfaqësuesve të tyre. Ky ishte një nga defektet e mëdha të Kodit, që u kundërshtua dhe nga Venecia.”

Si do të vazhdojë bashkëpunimi me LSI?

“Nuk është kjo çështja që duhet të diskutohet sot, përballja me regjimin është sot alfa dhe beta e të gjithë betejës së qytetarëve shqiptarë. Pjesa që është kundër regjimit, ku nuk janë të PD dhe të LSI është fronti i madh i qytetarëve kundër regjimit.”

A do ti njihni zgjedhjet?

“Nuk është në dorën e asnjë lideri politik dhe asnjë partie, që rezultati i zgjedhjeve të jetë në shijen e tyre apo jo, një rezultat është i drejtë apo jo pasi ke parë nëse janë përdorur apo jo kriminelë në këto zgjedhje, janë përdorur asetet e shtetit në funksion të një partie, dhe kjo përcakton dhe qëndrimin që ne duhet të mbajmë. Ajo që po bëjmë ne është denoncimi i asaj që ka ndodhur në këtij zgjedhje, po mbledhim ngado të gjitha dokumentet, pasi vota nuk është pronë e partive por e shqiptarëve.”

Alibeaj është pyetur edhe në lidhje me kërkesat për dorëheqjen e kreut të PD, Lulzim Bashës.

Ai tha se kjo është Partia Demokratike dhe ka vend për zëra kundërshtues. Por shtoi se në këtë kohë fokusi duhet të jetë të jenë ballë regjimit dhe jo Bashës.

Sipas tij të gjithë personat që kërkojnë largimin e Bashës, i shërbejnë Edi Ramës.

“E para kjo është partia demokratike, ka pasur ka dhe do të ketë gjithmonë, por për të qenë seriozë, impenjimi është beteja me regjimin .

Njeri nga aktet ishte ai i 25 prillit. Çështja e vetme që duhet të mobilizojmë ne në këtë momente është lufta kundër regjimi. Nuk i kuptoj fare këto veprime që veçse halleve personale nuk merren me regjimin por janë zëdhënës të tezës së Edi Ramës.

Është kuptuar që pengesa e vetme janë PD dhe Lulzim Basha.

Kushdo që mban ison e tij , i shërben Edi Ramës për të instaluar regjimin total.

Pyetja për bashkëpunim me Ramën, ka marrë përgjigjie nga Basha.”, deklaroi Alibeaj.

Nje deklarate kjo e habitshme e tij, pasi Edi Rama ka fituar 4 pale zgjedhje radhazi perballe Bashes, dhe nese ka nje njeri te interesuar per ta pasur serish kryetar opozite eshte vete kryeministri. Pasi “ia ka marre doren” Bashes!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 5 NDESHJET VENDIMTARE/ Milan në sprintin final, Pioli driblon mbi të ardhmen dhe mirëpret Ibrahimovic
Previous article ZBULON TË ARDHMEN/ Ish-lojtari i Milan-it nuk ka ndërmend të tërhiqet, në fushë edhe në moshën 40 vjeç

s.autor

Postime të ngjashme

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron Politikë

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë Breaking News

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë

QYTETARËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E RAMËS/ Gonxhja për protestat: Duhet reflektim i thellë nga çdokush Politikë

QYTETARËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E RAMËS/ Gonxhja për protestat: Duhet reflektim i thellë nga çdokush

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT