• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RAMA DO NA HAPË NEGOCIATAT! Çuni i Fahriut: Shqiptarët vuajnë për ujin e pijshëm
Home
Politikë

RAMA DO NA HAPË NEGOCIATAT! Çuni i Fahriut: Shqiptarët vuajnë për ujin e pijshëm

20 October, 2019 k.autor Politikë

“Jo-ja iu dha Ramës jo shqiptarëve. Këto janë barsoleta të Edi Ramës dhe të Spiropalit. Qeveria e tij është e dështuar”, kështu e nisi bisedën e tij, ish deputeti i PD Klevis Balliu. Balliu ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në ABC News me gazetaren Juli Xhokaxhi. Balliu tha se, Jo-ja për çeljen e negociatave nuk iu dha shqiptarëve por kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij pasi kanë kriminalizuar vendin.

Sipas Balliut, kryeministri Rama duhet të japë dorëheqjen, dhe se të gjithë akuzat që ka ngritur Partia Demokratike janë faktuar. Balliu gjithashtu në bisedën e tij, u shpreh se gjesti i Borschardt ishte i turpshëm dhe se për këtë ai duhet të jepte dorëheqjen.

“Shqiptarët vuajnë për ujin e pijshëm ky do të hapë negociatat?!Ndërkombëtarët kanë pasqyrën reale të aktualitetit shqiptar. Ministrja e jashtme e Francës sot tha që nuk kemi thënë JO vetëm për azilkërkuesit por edhe për reformën në drejtësi etj. 

Kështu që midis udhëheqësve të mëdhenj dhe burrave me poture zgjedh të dëgjoj udhëheqësit. Të gjitha akuzat që janë ngritur nga PD janë faktuar me seriozitetin më të madh. Edi Rama duhet të japë dorëheqjen si Zaev, por ai e ka të vështirë sepse është i kapur nga krimi, ka futur duart te xhepat e qytetarëve shqiptarë“, tha Balliu.

I pyetur nga gazetarja Juli Xhokaxhi se çfarë u bë me peticionin që kishin ndërmarrë banorët e unazës së re kundër ambasadorit Berndt Borschardt, Balliu tha:

“Vazhdon një vrull i madh i mbledhjeve të firmave sepse ai ishte një nga aktet më të turpshme dhe më të ulëta, një akt i një militanti të partisë socialiste. Vetëm një militant i Edi Ramës mund ti tregonte gishtin në atë mënyrë barbare dhe ofenduese nënave dhe motrave dhe zonjave shqiptare.

Ne kemi shumë respekt për të huajt por jo të vijnë e të na shajnë nënat dhe motrat këtu me gjeste. Akt i turpshëm, falja është dorëheqja. Qindra firma janë mbledhur për këtë dhe do vazhdojnë akoma të tjera”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KOKAINË NË KËMBIM TË SEKSIT/ Shqiptari arrestohet i zhveshur nga karabinierët italianë teksa po vëzhgohej nga…
Previous article MISTERI NË KOMISIONIN E PAVARUR TË KUALIFIKIMIT/ 11 muaj hetime për Gjin Gjonin, vetingu ende pa vendim

k.autor

Postime të ngjashme

JEP LAJMIN/ Rama: Linja direkte Tiranë-SHBA, drejt finalizimit Politikë

JEP LAJMIN/ Rama: Linja direkte Tiranë-SHBA, drejt finalizimit

INVESTIMET NË ZVËRNEC DHE SAZAN/ Zbulohet se çfarë do të diskutojë Rama të shtunën me Grupin Parlamentar Politikë

INVESTIMET NË ZVËRNEC DHE SAZAN/ Zbulohet se çfarë do të diskutojë Rama të shtunën me Grupin Parlamentar

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së Breaking News

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT