• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“RAMA DHUROI 70 MILIONË EURO…”/ Berisha: 11 maji, grabitja më e madhe e votës në 33 vite pluralizëm
Home
Politikë

“RAMA DHUROI 70 MILIONË EURO…”/ Berisha: 11 maji, grabitja më e madhe e votës në 33 vite pluralizëm

14 May, 2025 s.autor Breaking News, Politikë

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë një konference për mediat mbrëmjen e së mërkurës e ka cilësuar rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, si grabitjen më të madhe të votës në 33 vjet pluralizëm. Berisha tha se “në këto zgjedhje u faktuan në mënyrën më të pakundërshtueshme se sa më e madhe vjedhja dhe korrupsioni aq më shumë ato shndërrohen me votë dhe pas tyre vota në krim.

Rrethi vicioz i krijuar në këtë narkoshtet pati në këto zgjedhje propocione të papara ndonjëherë”, tha Berisha.

Sali Berisha: Falënderoj votuesit që në kushte të vështira votuan si qytetarë të lirë dhe votuan kundër një regjimi që në traditën më antidemokratike e kombëtare ka shndërruar krimin, në faktor kryesor elektoral, krimin në votë dhe votën në krim. Kam mirënjohje për të gjithë komisionerët që u përballën me presionet për të ruajtur votën.

Pati si rezultat final, plaçkitjen grabitjen më të madhe në 33 vitet e pluralizimit. Në këto zgjedhje u faktuan në mënyrën më të pakundërshtueshme se sa më e madhe vjedhja dhe korrupsioni aq më shumë ato shndërrohen me votë dhe pas tyre vota në krim. Rrethi vicioz i krijuar në këtë narkoshtet pati në këto zgjedhje propocione të papara ndonjëherë.

Njeriu që grabiti zgjedhjet, regjimi që grabiti zgjedhjet e 11 majit 2025 nuk e bëri këtë fshehtas, e bëri publikisht duke përdorur për këtë qëllim të gjithë potencialin e narkoshtetit me vendime qeverie. Pra ai shpërndau dhuratë për votë, 70 mln euro, 760 mijë pensionistëve të cilët në hartën aktuale elektorale përbëjnë 48 përqind të votuesbe në shqipëri.

 

Kjo është shkelja publike më e rëndë më e paprecedentë, cilido që përpiqet të na bindë apo të na kundërshtojë se ky nuk është një megakrim elektoral një blerje e hapur publike e votës, ose është bashkëpunëtor në këto para krimi, ose nuk ka ABC më elementare të parimeve të zgjedhjeve të barabarta dhe të drejta

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DO JU HAMË TË GJALLË"/ Alizoti për deklaratën gjatë fushatës: Jam bërë vegan…
Previous article LISTA E HAPUR NË PD/ Tabaku merr epërsinë ndaj Alimehmetit, 400 vota diferencë

s.autor

Postime të ngjashme

VIJON MARSHIMI NË TIRANË/ Protestuesit mbërrijnë te Parlamenti! Dita e 24 e revoltës kundër kryeministrit: Rama jep dorëheqjen Breaking News

VIJON MARSHIMI NË TIRANË/ Protestuesit mbërrijnë te Parlamenti! Dita e 24 e revoltës kundër kryeministrit: Rama jep dorëheqjen

"DJE KOMANDANT ME PAGESË, SOT SHËRBËTOR..."/ Rama i nxjerr videon Dritan Goxhajt Politikë

"DJE KOMANDANT ME PAGESË, SOT SHËRBËTOR..."/ Rama i nxjerr videon Dritan Goxhajt

"KRYEMINISTRI PO ZVOGËLOHET I TREMBUR"/ Protestuesja: Ka ardhur koha për lëvizje mbarëkombëtare Politikë

"KRYEMINISTRI PO ZVOGËLOHET I TREMBUR"/ Protestuesja: Ka ardhur koha për lëvizje mbarëkombëtare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT