• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RAMA BATUTA NGA LAPRAKA/ 5 fëmijë përnjëherë vetëm Taulanti mund t’i bëjë, por ty zemër…
Home
Politikë

RAMA BATUTA NGA LAPRAKA/ 5 fëmijë përnjëherë vetëm Taulanti mund t’i bëjë, por ty zemër…

22 October, 2018 F.autor Politikë

asditen e sotme, kryeministri i vendit Edi Rama, ishte në një takim në Laprakë, me “gra dhe vajza të një komuniteti të prekur jo pak nga pasojat e bixhozit, për të diskutuar mbi ndalimin e tyre dhe kalimin e qindra miliona eurove në vit, nga lumi e llumi i kumarit në konsumin familjar”, siç shprehet ai.

Në nisje të këtij takimi kryeministri e ka filluar me një batutë, ku u shpreh se e di që ka dalë shumë në televizion këto kohë, por shtoi se publiku nuk duhet të habitet kur ta shohë edhe në frigorifer.

Më pas ai ka vijuar me batuta, ku ka treguar edhe një herë sesi është menduar çeku për fëmijët që lindin, ku fëmijët e parë do të përfitojnë 400 dollarë, fëmija i dytë 800 dollarë, ndërsa  fëmija i tretë merr 1200 dollarë.

Por çfarë ndodh kur lindin binjakë, trinjakë, katërnjakë, e madje edhe pesënjakë?!

Ja si përgjigjet Edi Rama, duke shkëmbyer batuta e replika me disa nga gratë që ndodheshin në këtë takim:

Meqë është ky meraku se çfarë do të behet nëse lindin dy… edhe tre përnjëherë zemër, … po ty zoti të shtoftë inatin se… si pesë?!

Pesë përnjëherë vetëm Taulanti mund t’i bëjë…

Meqë është ky merak atëherë të jetë e qartë, nëse dalin dy menjëherë të dy marrin secili 800 dollarë dhe nëse dalin tre, secili 1200, se nuk do i mbajmë pishën kush doli i pari dhe i dyti apo i treti.

Se ai që del i parë është dhe më i zoti dhe i takon, se pastaj larg qoftë, nuk ka për të dalë asnjëri i pari për të mos marrë më pak…

Nejse se kjo është një shaka, por për të përsëritur edhe një herë, se sa herë që flas për këtë temë, fillojnë po sikur me pas tre, po sikur me pas katër, nejse tek i katërti nuk kemi vendosur një shifër më të lartë se s’kemi dash të (qesh)… por çeku është një masë që do ndihmojë çiftet e reja ose ato çiftet që lindin tre apo katër fëmijë, dhe gjenden në vështirësi e në një situatë dramatike…

Dhe do jetë një politikë që do të jetë kombëtare, pra do të jetë drejtpërdrejtë e lidhur me maternitetet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LIVE/ Flamurtari-Tirana: Kobina shpërdoron, Koliçi ndal Grecën. Tirana në kërkim të golit (VIDEO)
Previous article LISTA E ZEZË DHE FONDET SEKRETE GREKE/ Doda: Do të ngremë PADI në Prokurori

F.autor

Postime të ngjashme

U KALLËZUA NË SPAK/ Ministri Malaj: Zbatova ligjin, janë 40 milionë euro shtesë në vit Politikë

U KALLËZUA NË SPAK/ Ministri Malaj: Zbatova ligjin, janë 40 milionë euro shtesë në vit

STREHIMI/ Rama: Banesa të përkohshme për të pastrehët. Ndërtojmë edhe banesa të veçanta për personat me aftësi të kufizuara Politikë

STREHIMI/ Rama: Banesa të përkohshme për të pastrehët. Ndërtojmë edhe banesa të veçanta për personat me aftësi të kufizuara

“S’ËSHTË VETËM PROBLEM SHQIPTAR”/ Rama prezanton 6 pikat e Programit Kombëtar të Strehimit: Banesa sociale edhe nga konfiskimet, mbështetje familjeve të reja Politikë

“S’ËSHTË VETËM PROBLEM SHQIPTAR”/ Rama prezanton 6 pikat e Programit Kombëtar të Strehimit: Banesa sociale edhe nga konfiskimet, mbështetje familjeve të reja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT