• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Rama: Audio-përgjimi i PD me vëllain e Fatmir Xhafajt, NJE MASHTIM PUBLIK për të goditur Shqipërinë. Autori “në burg”
Home
Shqipëri

Rama: Audio-përgjimi i PD me vëllain e Fatmir Xhafajt, NJE MASHTIM PUBLIK për të goditur Shqipërinë. Autori “në burg”

16 May, 2018 Redaktor2 Breaking News, Politikë, Shqipëri

Rama u shpreh se Audio-përgjimi një mashtrim me material jo autentik. Sipas Ramës kjo dëmton Shqipërinë. Sipas Rames kemi te bejme me nje mashtrim te opinionit publik.

Duke folur per audiopergjimin e publikuar nga PD, ne lidhje me vellain e ministrit te Brendshem Fatmir Xhafaj, kryeministri Edi Rama tha shkurt se dikush do të përgjigjet me burg për këtë.

Ai tha se nuk donte te influenconte hetimin qe ka nisur, por nenvizoi se e ka marr nga një prej agjencive më të specializuara në botë përgjigjen për autenticitetin e kesaj audio.

“Unë e kam marrë mbrëmë përgjigjen e analizës shkencore nga nje prej laboratoreve me te mire ne bote. Mua më mjarfton ajo përgjigje. Po bëj një parantezë, jo për të vënë ulërimën kundër hetimit apo për të influencuar hetimin, por më mjafton për t’ju thënë juve se nuk jemi absolutisht përpara asnjë lloj prove kompromenteuse për minstrin e Brendshëm, por para një mashtrimi me një material jo autentik, me te cilin synohet destabilizimi i qeverisjes dhe shkatërrimi i segmentit të fundit të rrugës evropiane.

Mbreme kane shperndare nga zyra e SHQUP në cdo adresë email në Evropë, parlamentarësh, qeveritarësh, një tjetër overdozë balte për të rekrutaur e mbajtur të motivuar deputetë në Evropë që ti bien ndesh celjes së negociatave me Shqipërinë e sot të vënë kujën korridoreve e zyrave duke i treguar të tjerëve, nje breaking news nga Shqipëria.  A mund të më thoni kush mund t’ja bëjë këtë vendit të vet?”

“Qoftë përgjigja që kam marrë nga analiza shkencore, qoftë informacionet e grumbulluara nga agjencitë partnere, këto më mjaftojnë mua për të krijuar bindjen se Ministri Brendshëm duhet të vazhdojë detyrën, por nuk e bëjnë aspak më urgjente hetimin shterues të prokurorisë. Prandaj e përsëris kërkesën e bërë nga kreu i grupit parlamentar për prokurorinë se kjo është sfidë e drejtësisë, ato t’u japin shqiptarëve provën e të vërtetës, ose të provojnë autenticitetin e audiopërgjgjimit, ose askush nuk mund të luajë qensh me dinjitetin e njerëzve, me gjakun dhe djersën e tyre.
Nëse del se ministri dhe vëllai nuk kanë gjë për të paguar, se nëse del e kundërta nuk do diskutim, kush e organizoi këtë lojë të neveritshme për të çoroditur dynjanë mes një mashtrimi të tillë publik dhe për të goditur vendin në prag të vendimit për negociatat duhet të paguajë, sipas ligjeve të vendit për këtë lloj mashtrimi që përcaktojnë dënimin me burg. Ky nuk mund të jetë një vend që për nje deputet kërkohet burg në parlament, 24 orë pasi të dalin në gazetë muhabetet e dy trafikantëve dhe për një dorë politikanësh deputetë që duan të çmendin dynjanë me një aktor dhe bashkëpunëtor X të mos bëhet hetim shembullor e të mos jepet ndëshkim penal shembullor. Drejtësinë e duam njësoj për të gjithë”, tha Rama.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ish banori i "BB" tregon jetën e re në SHBA dhe projektet kinematografike atje
Previous article Çfarë nuk shkoi mes Olsit dhe Fjorentinës së Big Brother? Reagon ish-banorja: Jam kokë derre dhe... (VIDEO)

Redaktor2

Postime të ngjashme

ATENTATI NDAJ ISH-PROKURORIT NDOJA/ Dënohet me burgim të përjetshëm Plaurent Dervishaj Aktualitet

ATENTATI NDAJ ISH-PROKURORIT NDOJA/ Dënohet me burgim të përjetshëm Plaurent Dervishaj

PARASHIKIMI PËR SOT/ E premte me mot kryesisht të qëndrueshëm, reshje të dobëta lokale në mesditë Aktualitet

PARASHIKIMI PËR SOT/ E premte me mot kryesisht të qëndrueshëm, reshje të dobëta lokale në mesditë

DITA E 26-të E TUBIMIT/ Vijon marshimi në kryeqytet, protestuesit thirrje kryeministrit: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

DITA E 26-të E TUBIMIT/ Vijon marshimi në kryeqytet, protestuesit thirrje kryeministrit: Rama jep dorëheqjen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT