Kryeministri Edi Rama ka patur një takim ditën e sotme me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi. Takimi mes tyre është zhvilluar në Tiranë dhe zgjati rreth 40 minuta.
Besohet se dy liderët diskutuan për taksën prej 5 Euro në Rrugën e Kombit, të cilën e kanë kundërshtuar edhe bizneset nga Kosova por edhe disa zyrtarë të Qeverisë kosovare.
Takimi mes Kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit Hashim Thaçi nuk ishte njoftuar për mediat.


