• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“RAJONI KA TENSIONE…”/ Macron konferencë me vendet e Ballkanit Perëndimor
Home
Nderkombetare

“RAJONI KA TENSIONE…”/ Macron konferencë me vendet e Ballkanit Perëndimor

9 December, 2021 F.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka paralajmëruar se gjatë Presidencës Franceze të Bashkimit Evropian do të organizojë edhe një konferencë për Ballkanin Perëndimor. Ai e ka thënë këtë në një konferencë për shtyp, ku ka folur gjerësisht për prioritetet e Presidencës Franceze të Këshillit të BE-së që fillon më 1 janar të vitit të ardhshëm.

“Fqinjësia jonë më e afërt është Ballkani Perëndimor. Në qershor do të organizojmë konferencën për Ballkanin Perëndimor sepse Ballkani është më shumë se fqinjësi, është në zemër të Evropës. Mjafton të shikohet harta dhe historia jonë”, tha Macron.

Macron shtoi se aktualisht rajoni është duke kaluar në një fazë të tensioneve.

“Historia kthehet nganjëherë edhe në mënyrë tragjike. Prandaj sot kemi një përgjegjësi të veçantë ndaj Ballkanit Perëndimor. Atje duhet të zbatojmë politikën e angazhimit të ri, por edhe investimeve në mënyrë që të favorizojmë integrimin ekonomik të rajonit, ndihmojmë shkëmbimin e njerëzve, zgjidhim çështjet e pakicave dhe luftojmë kundër ndikimeve dhe manipulimeve që janë pasojë e angazhimit të fuqive që përmes Ballkanit duan ta destabilizojnë Evropën”, u shpreh presidenti Macron.

Radio Evropa e Lirë  thotë se ai ka shtuar se angazhimi politik dhe ekonomik në Ballkanin Perëndimor është agjendë e vërtetë për sovranitetin e Evropës, sepse, siç është shprehur, “nuk mund ta ndërtojmë Evropën në paqe për 50 vjetët e ardhshme, nëse e lëmë Ballkanin Perëndimor në situatën në të cilën është sot”.

“Kjo do të thotë se duhet të sqarojmë perspektivën evropiane, të investojmë në rajon, në unitetin e tij dhe të kemi një ambicie të përbashkët për dekadën që vjen”, shtoi Macron.

Ky paralajmërim është inkurajues pasi Franca në vitet e fundit ka qenë ndër shtetet skeptike ndaj procesit të zgjerimit të BE-së.

Pikërisht me kërkesë të Francës është ndryshuar metodologjia e procesit të negociatave të anëtarësimit në BE.

Franca e merr kryesimin e BE-së nga Sllovenia, më 1 janar të vitit të ardhshëm. Pas gjashtë muajsh, më 1 korrik 2022, Franca ia dorëzon kryesimin e BE-së, Republikës Çeke.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRPLASJA/ Ristani sherr me Salianjin: Je kriminel për çështjen “Babale”. Salianji: Je i dënuar për korrupsion
Previous article FORMULA 1/ Kur Senna përplaste Prost për të fituar titullin, incidenti tremb fansat e Hamilton (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

PRAPASKENAT/ SHBA informon presidentin ukrainas për vizitën sekrete të drejtorit të CIA-s në Moskë Botë

PRAPASKENAT/ SHBA informon presidentin ukrainas për vizitën sekrete të drejtorit të CIA-s në Moskë

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane Botë

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane

I NXEHTI EKSTREM NË GJERMANI/ Vdekje rekord nga vapa ekstreme, rreth 16 mijë viktima Botë

I NXEHTI EKSTREM NË GJERMANI/ Vdekje rekord nga vapa ekstreme, rreth 16 mijë viktima

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT